37 % e naftës së Iranit eksportohet në Evropë
(last modified Tue, 07 Nov 2017 14:46:46 GMT )
Nëntor 07, 2017 15:46 Europe/Tirane
  • 37 % e naftës së Iranit eksportohet në Evropë

Republika Islamike e Iranit në muajin tetor rreth 37% të naftës së vetë e ka eksportuar te kompanitë evropiane.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kompania britaneze-holandeze Royal Dutch Shell, kompania franceze Total, kompanitë italiane ENI dhe SARAS, kompania greke Hellenic Petroleum, kompania spanjolle Repsol dhe kompania hungareze MOL janë disa prej blerësve të naftës së Iranit në Evropë. Irani në muajin tetor të vitit 2017, 63% të naftës së tij e ka eksportuar në tregjet e Azisë. Kina blenë mbi 600 mijë fuçi naftë në ditë nga Irani.

Tags