Vaezi: Bashkësia Ndërkombëtare nuk i nënshtrohet forcës dhe imponimit amerikan
Mahmud Vaezi kreu i zyrës së presidencës iraniane deklaroi se veprimi i fundit i Amerikës për aktivizimin e Mekanizmit Moshe do të dështoi.
Në një mesazh në Twitter, Mahmud Vaezi deklaroi: Trump në muajt e fundit të presidencës së tij është përballur me uljen e madhe të popullaritetit dhe me dredhi dhe duke përdorur kërcënime po mundohet të dalë nga situata ku është futur. Sot me gjithë qëndrimet e prera të Kinës dhe Rusisë edhe vendet evropiane janë ngritur kundër kërkesës së Amerikës për aktivizimin e mekanizmit Moshe. Sekretari amerikan I shtetit nuk ka marrë mësim nga disfata e turpshme e fundit dhe me pretendime të pabaza ka kërcënuar anëtarët e KS të OKB duke u kërkuar që të ndjekin Amerikën. Vaizi në fund deklaroi: Periudhës së njëanshmërisë i ka ardhur fundi dhe bota nuk pranon imponimin dhe kërcënimet e Amerikës. Edhe ky veprim i tyre do të dështojë, tha në fjalën e tij Mahmud Vaezi.