Tetor 21, 2022 17:01 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite dënon një mjeke tuniziane me 15 vjet burg

Arabia Saudite ka dënuar një mjeke tuniziane me 15 vjet burg me akuzë se ajo kishte konfirmuar përkrahësit e Hezbullahut të Libanit.

Qeveria e Arabisë Saudite pas ardhjes në pushtet të Muhamed bin Selman, princit të kurorës së këtij vendi, ka ndërmarrë veprime të ashpra kundër shkrimtarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile dhe me dhjetëra persona duke përfshirë klerikë, mjekë, princa, shkrimtarë, poetë dhe aktivistë të shoqërisë civile me akuzën e veprimtarisë kundër sigurisë së këtij vendi, i ka arrestuar dhe deri më tani shumë prej tyre i ka dënuar me burgime të gjata ose me ekzekutim me vrasje.

Kanali televiziv Al Mejadin sot njoftoi se një gjykatë në Arabinë Saudite ka dënuar mjeken tuniziane Mahdije Al-Mazrughi 51 vjeçare, me 15 vjet burg. Kjo mjeke tuniziane që nga viti 2008 jeton dhe punon në Arabinë Saudite dhe tani me akuzë se kishte ofenduar sistemin shtetëror të Arabisë Saudite dhe e kishte pëlqyer një videoklip të tubimit të përkrahësve të Hezbullahut në kryeqytetin e Tunizisë, është dënuar me 15 vite burg.  

Vëllai i mjeke tuniziane ka thënë: “Procesi i marrjes në pyetje të Mahdije Al-Mazrughi kishte zgjatur një vit dhe më pas ajo ishte dënuar me 2 vite e tetë muaj burg dhe në vazhdim me një vit burg shtesë”.

Ky qytetar tunizian ka kërkuar nga presidenti dhe diplomatët e këtij vendi që të bisedojnë me autoritetet e Arabisë Saudite për lirimin e Mahdije Al-Mazrughi.

 

Tags