Dhjetor 11, 2022 19:48 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist arrestoi rreth 500 palestinezë gjatë muajit të kaluar

Autoritetet e regjimit sionist arrestuan 490 palestinezë në të gjithë territoret e pushtuara palestineze gjatë muajit të kaluar.

Për të arritur qëllimet e tyre ekspansioniste, sionistët sulmojnë çdo ditë zona të ndryshme të Palestinës dhe martirizojnë, plagosin ose arrestojnë  qindra palestinezët çdo muaj. Sipas kanalit televiziv Ahed të dielën, nëntorin e kaluar autoritetet e regjimit sionist arrestuan 490 palestinezë në të gjithë territoret e pushtuara, ndërsa 76 prej tyre janë fëmijë dhe 12 gra. Sipas këtij raporti, numri më i madh i arrestimeve është shënuar në qytetet Hebron, Kuds, Ramallah, Xhenin dhe Nablus. Sipas këtij raporti, organizatat aktive në fushën e të drejtave të të burgosurve palestinezë njoftuan se numri i të burgosurve dhe të paraburgosurve në burgjet sioniste deri në fund të nëntorit të kaluar arriti në 4700, nga të cilët 34 ishin gra, 150 ishin të mitur dhe 835 një janë ndaluar përkohësisht.  Dje (e shtunë) Qendra për Studimin e të Burgosurve Palestinez njoftoi se regjimi sionist përdor politikën e arrestimit të palestinezëve si një nga mjetet për t'i shtypur ata dhe një formë dënimi kolektiv ndaj tyre dhe një përpjekje për të shkatërruar dhe shtypur rezistencën. Riyad al-Ashqar, ekspert i kësaj qendre, tha se ndalimi është bërë një fenomen i përditshëm dhe i zakonshëm në territoret e pushtuara dhe regjimi sionist po përpiqet të shkatërrojë çdo frymë rezistence në radhët e palestinezëve dhe në këtë mënyrë, në territoret e pushtuara të vitit 1948 nuk ekziston asnjë palestinez që vetë ose familja e tij nuk është arrestuar të paktën një herë.

 

Tags