Prill 26, 2023 07:52 Europe/Tirane
  • Udhëheqësi i lartë i ISIS në Khorasan u vra nga talebanët

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së njoftoi se një udhëheqës i ISIS-it, i cili planifikoi sulmin vdekjeprurës vetëvrasës të vitit 2021 në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit, u vra nga talebanët.  

Sipas CNN,  ky sulm ka ndodhur gjatë tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani dhe kaosit dhe grumbullimit para hyrjes së Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit. Emri i këtij lideri të ISIS-it nuk përmendet në këtë raport, por "John Kirby", koordinatori i komunikimit strategjik i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, e quajti atë si "organizatorin e sulmit të tmerrshëm" që u krye në ditët e fundit tërheqjes së SHBA nga Afganistani.  Kirby nuk e përmendi kohën e vdekjes së këtij anëtari të lartë të ISIS-it në Khorasan, por e quajti atë një nga "rastet e vdekjes së udhëheqësve të lartë" të ISIS-it në Khorasan.  Sipas këtij raporti, terroristi “Abdul Rahman Al Luqari”, i cili kreu këtë sulm kamikaz, u lirua nga burgu vetëm disa ditë para se talibanët të merrnin kontrollin e rajonit. Në këtë sulm u vranë 13 ushtarë amerikanë dhe më shumë se 170 afganë.   Dega Khorasan e grupit terrorist ISIS në Afganistan lindor filloi aktivitetet e saj në vitin 2014.  Ky grup deri më tani ka marrë përgjegjësinë për sulmet më vdekjeprurëse kundër shiitëve në vend.

 

Tags