Mars 14, 2024 17:13 Europe/Tirane
  • Përfundon stërvitja e  përbërë e brezit të sigurisë detare 2024 të organizuar nga Irani

Stërvitja e përbërë e brezit të sigurisë detare 2024 e organizuar nga Republika Islamike e Iranit përfundoi.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Admirali i dytë Mustafa Taxh Aldini, zëdhënësi i stërvitjes së brezit të sigurisë detare 2024, njoftoi përfundimin e kësaj stërvitje dhe tha se stërvitja e përbashkët e sigurisë detare e vitit 2024 e Iranit, Kinës dhe Rusisë që u mbajt me një paradë të njësive pjesëmarrëse para destrojerit  të  Republikës  Islamike të Irani “Xhamaran”  në rajonin verior të Oqeanit Indian, përfundoi.  Në ceremoninë e mbylljes së stërvitjes së përbërë të brezit të sigurisë detare 2024, të gjitha anijet pjesëmarrëse në stërvitje nga Marina e Republikës Islamike të Iranit, Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe Marina e Kinës dhe Rusisë parakaluan përpara destrojerit Republikës Islamike të Iranit Xhamaran. Përfaqësues nga vendet e Omanit, Azerbajxhanit, Kazakistanit, Pakistanit dhe Afrikës së Jugut morën pjesë në stërvitjen e përbashkët të brezit të sigurisë detare 2024. Qëllimi i mbajtjes së kësaj stërvitje ishte konsolidimi i sigurisë dhe themeleve të saj në rajon dhe zgjerimi i bashkëpunimit shumëpalësh midis vendeve pjesëmarrëse dhe tregimi i vullnetit të mirë dhe aftësisë së këtyre vendeve për të mbështetur së bashku paqen botërore, sigurinë detare dhe krijimin e një komuniteti detar me të ardhme të përbashkët. Qëllimet e tjera të këtij ushtrimi përfshijnë forcimin e sigurisë së tregtisë ndërkombëtare detare, luftimin e piraterisë dhe terrorizmit detar, masat humanitare, shkëmbimin e informacionit në fushën e shpëtimit detar dhe shkëmbimin e përvojave operacionale dhe taktike.

 

Tags