Mars 22, 2024 08:07 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian në një telefonatë me Hanijen: Netanjahu ka arritur në pikë të fundit

Ministri i Jashtëm i Iranit në një bisedë telefonike me Ismail Hanijen tha: Është e kuptueshme për botën që Netanjahu ka arritur në pikë të fundit dhe po lufton vetëm për mbijetesën e tij.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministri i Jashtëm Husein Amir Abdullahian dhe Ismail Hanijeh, kreu i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze, Hamas, në një bisedë telefonike kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Palestinë dhe Gaza. Në këtë bisedë, Hanijeh përcolli përshëndetjet e tij të ngrohta për Liderin Suprem dhe Presidentin e Iranit dhe përgëzoi qeverinë dhe kombin iranian për vitin e ri dhe muajin e bekuar të Ramazanit, duke theksuar shpirtin dhe forcën e luftëtarëve të rezistencës për t'i dalë përpara makinerisë së luftës dhe vrasjeve të regjimit sionist. Ai e cilësoi situatën humanitare veçanërisht në veri të Rripit të Gazës si kritike dhe theksoi nevojën për veprim të menjëhershëm nga komuniteti ndërkombëtar në dërgimin e ndihmave humanitare për banorët e Gazës dhe përballjen me politikën e urisë që ky regjim po ndjek ndaj banorëve të këtij vendi, veçanërisht fëmijëve. Kreu i Byrosë Politike të Hamasit shpjegoi gjithashtu gjendjen e fundit të përpjekjeve politike dhe rajonale për të ndaluar gjenocidin dhe shkëmbimin e të burgosurve dhe duke iu referuar kushteve të Hamasit, të cilat bazohen në dëshirat legjitime të popullit palestinez, ai vuri në dukje pengesën e regjimit sionist në këtë drejtim dhe përgjegjësinë për çdo dështim të negociatave ia drejton  Netanjahut dhe regjimit sionist. Në këtë bisedë Amir Abdullahian tha: Është e kuptueshme për botën që Netanjahu ka arritur në pikë të fundit dhe po lufton vetëm për të mbijetuar. Ai shtoi: Siç theksoi Imam Khamenei, me qëndrimin e popullit dhe rezistencën palestineze, regjimi izraelit ka ngecur në moçalin e luftës së Gazës. Ministri i Jashtëm gjithashtu e informoi Hanijen për konsultimet dhe lëvizjet e fundit diplomatike të Republikës Islamike të Iranit, duke përfshirë pjesëmarrjen aktive në takimet ndërkombëtare për Palestinën. Duke kritikuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Amir Abdullahian theksoi nevojën për veprime të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse ndërkombëtare për të ndaluar vrasjen e njerëzve të pastrehë, grave dhe fëmijëve në Gaza dhe territoret palestineze dhe për të dërguar menjëherë dhe pa kufizime ndihma ndërkombëtare humanitare për të gjithë banorët e Gazës në të gjitha fushat.

 

Tags