Prill 15, 2024 09:16 Europe/Tirane
  • Zbulohen detaje të reja rreth sulmit raketor të Iranit në dy baza izraelite

Një media amerikane, duke cituar një zyrtar të lartë amerikan, zbuloi detaje të reja për depërtimin e raketave iraniane në sistemin mbrojtës të regjimit sionist dhe pasojat e tyre në dy baza të këtij regjimi.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, ABC News, në një raport duke cituar një zyrtar të lartë amerikan, i cili nuk e bëri të ditur emrin e tij, shkroi: Të paktën 9 raketa iraniane goditën dy baza ajrore izraelite duke thyer mbrojtjen ajrore të Izraelit. Sipas këtij raporti, 5 raketa balistike iraniane goditën bazën ajrore Nevatim. Ky zyrtar pranoi se një aeroplan transporti C-130 dhe një pistë e papërdorur dhe depot u goditën dhe u dëmtuan kur 5 raketa goditën bazën Nevatim. Sipas tij, 4 raketa të tjera kanë goditur bazën ajrore të Negevit. Megjithatë, ky zyrtar amerikan pretendoi se në këtë sulm nuk raportohet për dëme serioze. Pranimi i këtij zyrtari amerikan për depërtimin e raketave iraniane në sistemin e mbrojtjes së regjimit sionist bëhet ndërsa autoritetet sioniste pretendojnë se ka kapur 99% të raketave kruize dhe balistike të Iranit që u përdorën në sulmin hakmarrës të së dielës kundër Izraelit. Megjithatë, izraelitët kanë pranuar se sistemet e mbrojtjes dhe avionët luftarak të 4 vendeve aleate e kanë ndihmuar këtë regjim në gjurmimin dhe kundërvënien e sulmit ajror iranian.

Tags