Prill 16, 2024 20:49 Europe/Tirane
  • Të vdekur dhe të plagosur pas sulmit të Hezbollahut kundër Kupolës së Hekurt

Me gjuajtjen e dy dronëve kamikazë sot, Hezbollahu libanez ka vënë në shënjestër sistemin anti-raketor të regjimit pushtues izraelit në rajonin Beit Hilel, pranë vendbanimit sionist Kiryat Shmona, si pasojë e të cilit një numër sionistësh janë vrarë dhe plagosur.

E cituar nga kanali Al-Jazeera, ushtria izraelite njoftoi se dy dronë kishin shpërthyer në rajonin Beit Hilel pasi kaluan kufirin me Libanin.

Hezbollahu libanez pretendoi se sulmi me dron i kryer nga luftëtarët e tij sot, kundër sistemit anti-raketor të regjimit izraelit në rajonin Beit Hilel la një numër sionistësh të vdekur dhe të plagosur.

Kanali Al-Mayadeen specifikoi se dronët e përmendur kanë shënjestruar platformat e sistemit anti-raketor Kupola e Hekurt dhe kanë shkaktuar vdekje dhe lëndime në mesin e forcave të ushtrisë izraelite.

Më herët, Al-Mayadeen raportoi një sulm të drejtpërdrejtë nga luftëtarët e Hezbollahut në një objektiv që i përket ushtrisë izraelite në rajonin e Galilesë Perëndimore.

Duke konfirmuar lajmin, mediat sioniste raportuan se pas sulmit, sirenat e alarmit ranë në zonat Hanita, Yaara, Matsuva dhe Shlomi, pranë kufirit me Libanin.

 

Tags