Prill 17, 2024 09:22 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist martirizoi një nga komandantët e Hezbollahut

Ushtria izraelite të martën konfirmoi se kishte vrarë një nga komandantët e Hezbollahut.

Sipas IRNA, duke cituar Al Jazeera, ushtria e këtij regjimi tha: Në sulmin ajror, në makinën e tij personale vramë komandantin e njësisë raketore të frontit perëndimor të forcave Rezvan të lidhura me Hezbollahun. Pasi konfirmoi vdekjen e njërit prej komandantëve të tij, Hezbollahu njoftoi se emri i tij është Ismail al-Baz me nofkën Ebu Xhafer, i cili ra dëshmor drejt rrugës për në Kods. Pas këtij aksioni të regjimit sionist, Hezbollahu i Libanit qëlloi me raketa bazat ushtarake të ushtrisë izraelite në shenjë hakmarrjeje. Mediat sioniste raportuan se Hezbollahu ka lëshuar më shumë se 150 raketa në territoret e pushtuara vetëm ditën e martë. Pasi regjimi i paligjshëm izraelit dështoi në fushën e betejës në përballjen me Hezbollahun dhe forcat e rezistencës palestineze dhe nuk mundi të arrinte qëllimet e tij, ai me veprime frikacake dhe të verbër filloi të vriste komandantët e rezistencës.

Tags