Prill 17, 2024 20:45 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm turk takon Ismail Haniyeh në Doha

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua me kreun e byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, gjatë një vizite në Doha, kryeqyteti i Katarit.

Diskutimet u fokusuan në armëpushimin, shkëmbimin e të burgosurve dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.

Sipas Russia Today, kreu i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, do të udhëtojë në Turqi këtë fundjavë për të takuar Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Të mërkurën, më 17 prill, presidenti turk deklaroi para deputetëve të partisë së tij në Kuvend se “udhëheqësi i çështjes palestineze” do të jetë i ftuari i tij këtë fundjavë.

Presidenti turk tha se Hamasi ishte një lëvizje çlirimtare që lufton kundër regjimit izraelit dhe jo një organizatë terroriste.

 

Tags