Prill 17, 2024 20:49 Europe/Tirane
  • OKB: Izraeli ka vrarë më shumë se 10,000 gra në Gaza

Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 10,000 gra janë vrarë në Rripin e Gazës që kur Izraeli filloi fushatën e tij të egër në fillim të tetorit.

Një organ i OKB-së i cili i kushtohet barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave ka përpiluar një raport mbi këtë temë.

Ai tha të mërkurën se në mesin e atyre që kishin humbur jetën, një numër befasues i vlerësuar prej 6,000 ishin nëna, të cilat me vdekjen e tyre lanë praktikisht 19,000 fëmijë jetimë.

Raporti paralajmëroi se gratë që u kanë mbijetuar sulmeve ajrore izraelite dhe operacioneve tokësore tani përballen me zhvendosje, uri dhe vështirësi të tjera.

Susanne Mikhail është drejtoresha rajonale e organizatës UN Women në shtetet Arabe. Ajo informoi mediat në Gjenevë për këtë raport duke theksuar: “Gratë që i kanë mbijetuar bombardimeve po vuajnë çdo ditë urinë, sëmundjet dhe frikën e vazhdueshme. Lufta në Gaza është padyshim një luftë kundër grave, të cilat po paguajnë një çmim të rëndë për një luftë që nuk është bërë prej tyre.”

Mbi një milion gra dhe vajza palestineze në territorin e rrethuar të Gazës po përballen me uri katastrofike, paralajmëron raporti.

Numri i të vdekurve nga mizoritë gjenocidale të regjimit sionist në Gaza tani arrin në 34,000, kryesisht gra dhe fëmijë.

 

Tags