Qershor 12, 2024 08:46 Europe/Tirane
  • Richard Medhurst, shkrimtar dhe gazetar anglez
    Richard Medhurst, shkrimtar dhe gazetar anglez

Pars Today- Richard Medhurst, një shkrimtar dhe gazetar anglez, vuri në dukje praninë e miliona iranianëve në ceremoninë e varrimit të dëshmorit Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe kritikoi gënjeshtrat e mediat perëndimore që bëhen kundër presidentit të ndjerë të Iranit.

Richard Medhurst në rrjetin social X ka shkruar: Jam në funeralin e Presidentit të Iranit në Teheran. Miliona njerëz janë në rrugë. Ajo që ju kanë thënë mediat perëndimore për “urrejtjen” ndaj këtij udhëheqësi në Iran është gënjeshtër. Vdekja e tij është një humbje për të gjithë botën. Ditë më parë i gjithë populli i Teheranit në formë madhështore i dha lamtumirën presidentit të tyre martir. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit Sejed Ebrahim Raisi, Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir Abdollahian dhe delegacioni i tyre shoqërues humbën jetën dhe u martirizuan në një aksident ajror gjatë kohës ku po ktheheshin nga ceremonia për hapjen e projektit të digës Qiz Qalasi dhe përfundimin digës Khodaafrin, projekt që u zbatua së bashku midis Republikës Islamike të Iranit dhe Republikës së Azerbajxhanit. Pas kësaj ceremonie, helikopteri me Presidentin e Republikës Islamike të Iranit, Ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit dhe delegacionin që e shoqëronte, pësoi aksident dhe u rrëzua në rrugën e kthimit për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në rajonin Varzeghan.

Tags