Korrik 08, 2021 08:01 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm iranian shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës.

Në një mesazh, Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit Muhamed Javad Zarif shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e Ahmad Jibril, Sekretari i Përgjithshëm i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës. Mesazhi i Zarif thotë se kombi i shtypur i Palestinës humbi një muxhahid dhe luftëtar të madh që kaloi jetën e tij duke luftuar për çlirimin e Kodsit të Shenjtë. Në mesazhin e tij, Zarif për vdekjen e "Ahmad Jibril" i shprehu ngushëllimet e tij familjes, udhëheqësve dhe anëtarëve të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës. Ahmed Jibril vdiq në moshën 83 vjeç në një spital në Damask. Ahmad Jibril lindi në vitin 1938 nga një baba palestinez dhe një nënë siriane në fshatin Yazura në qytetin palestinez Jaffa. Në vitin 1948, me pushtimin e vendlindjes së Jibrilit nga regjimi sionist, familja e tij u detyrua të linte Palestinën dhe të emigronte në Siri. Jibril hyri në akademinë ushtarake në Egjipt në vitin 1956 dhe më pas u bashkua me ushtrinë siriane si oficer. Në të njëjtën kohë, ai filloi aktivitetin e tij të fshehtë për të forcuar rezistencën midis palestinezëve që jetojnë në Siri dhe më në fund themeloi Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës. Jibril u përball me grupet terroriste gjatë trazirave siriane së bashku me rezistencën dhe ushtrinë siriane.

Tags