Nëntor 17, 2022 14:55 Europe/Tirane
  • Al-Vefaq e Bahrejnit: Zgjedhjet janë zhvilluar në një atmosferë të shtypjes së dhunshme politike

Organizata Al-Vefaq e Bahrejnit ka deklaruar se zgjedhjet që ka zhvilluar regjimi diktator Al-Khalifa, janë zhvilluar në një atmosferë të masave të dhunshme dhe shtypëse politike.

Zgjedhjet parlamentare të Bahrejnit janë zhvilluar më 12 nëntor 2022 nën hijen e bojkotimit nga ana e qytetarëve dhe e partive dhe subjekteve politike.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Organizata Kombëtare Islame "Al-Vefaq" e Bahrejnit me anë të një deklarate për media, ka theksuar se zgjedhjet e regjimit Al-Khalifa ishin vetëm formalitet dhe ka deklaruar: "Regjimi i Bahrejnit ka zhvilluar një proces zgjedhor fals prapa të cilit fshihet një shtypje e dhunshme politike dhe shkelje e gjerë e të drejtave të njeriut, ndërkohë që pritet se në fazën tjetër do të shtohen edhe më shumë rastet e shkeljeve dhe kufizimeve".

Organizata "Al-Vefaq" e Bahrejnit ka theksuar: "Si rezultat i bojkotimit të zgjedhjeve false të cilat kanë qenë plotë me shkelje të ligjit, shtypje politike, niveli i pjesëmarrjes së qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë shumë i ulët dhe këto zgjedhje nuk përmbajnë asnjë prej standardeve ndërkombëtare".

Organizata Al-Vefaq e Bahrejnit në vazhdim të deklaratës së saj, ka vë në dukje disa prej shkeljeve të standardeve ndërkombëtare në procesin e këtyre zgjedhjeve siç është ndalimi i një numri të madh të kandidatëve, mos përcaktimi i të dhënave të votuesve dhe i numrit të pjesëmarrësve në këto zgjedhje, mungesa e një organizata ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve, ndalimi i mbulimit të lirë mediadik të zgjedhjeve, zhvillimi i zgjedhjeve në rrethana të frikësimit dhe presionit të madh politik, aparati diplomatik nuk i referohet detajeve të procesit të zgjedhjeve, si dhe falsifikimi i votave të qytetarëve në nivel të gjerë në Bahrejn.  

Në vazhdim të kësaj deklarate thuhet: "Ne kemi vërejtur një pjesëmarrje shumë të ulët të qytetarëve në procesin e votimit për zgjedhje parlamentare dhe gjithashtu kemi qenë dëshmitarë të përpjekjeve të autoriteteve bahrejnase për gatishmërinë ushtarake në struktura të ndryshme të sigurisë në disa prej qendrave zgjedhjeve dhe njëkohësisht kemi vërejtur praninë e mediave shtetërore për të treguar një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në zgjedhje, një imazh ky i cili tërësisht është i pavërtetë".

Tags