Shkurt 12, 2024 19:50 Europe/Tirane
  • Mbahet një ceremoni për të përkujtuar përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në Irak

Në Irak u mbajt 45 vjetori i fitores së Revolucionit Islamik të Iranit.

45 vjet më parë, më 12 Bahman 1357 hixhri (1 shkurt 1979), Imam Khomeini (r.a.), themeluesi i madh i Republikës Islamike të Iranit, pas pesëmbëdhjetë vjet mërgimi dhe largimi nga vendlindja e tij, shkeli në tokën e Irani Islamik mes pritjes entuziaste të popullit dhe më 22 Bahman 1357 (11 Shkurt 1979), Revolucioni i lavdishëm Islamik i Iranit fitoi. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Udhëheqësit politikë irakianë, dijetarët sunitë të provincave sunite, veçanërisht dijetarët e tre provincave Anbar, Salah al-Din dhe Kirkuk dhe shumica e ambasadorëve të vendeve të huaja në Bagdad, kryeqyteti i Irakut, morën pjesë në ambasadën e Republikës Islamike të Iranit dhe uruan qeverinë dhe kombin e Iranit për 45 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik. Ndërkohë, zyra përfaqësuese e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik në Irak mbajti një ceremoni për të përkujtuar 45 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik në qytetin Najaf. Sejid Mojtabi Hosseini, përfaqësuesi i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik në Irak, në një fjalim në përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, tha: Jemi dëshmitarë se fuqitë e mëdha që dikur bënin çfarë të donin, sot janë përballur me shumë probleme dhe kanë ngecur në moçal dhe nuk po munden më të krijojnë kollaj të keqen dhe kryengritjen që duan.

Tags