Qershor 09, 2024 20:52 Europe/Tirane
  • Jemeni sulmon një destrojer britanik dhe dy anije të lidhura me Izraelin në Detin e Kuq

Gjeneral brigade Jahja Sarei, zëdhënës i forcave të armatosura të Jemenit, raportoi gjuajtjen e raketave balistike ndaj destrojerit britanik Diamond në Detin e Kuq.

Në të njëjtën kohë, anijet Norderney dhe MSC Tavvishi u vunë në shënjestër të forcave jemenase. Një zjarr shpërtheu në anijen e parë, tha gjenerali Jahja Sarei.

Sipas tij, këto anije kundërshtuan ndalimin për t'u nisur drejt porteve të Izraelit.

“Të dy operacionet u kryen nga forcat detare dhe ajrore me raketa balistike dhe dronë,” shtoi zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit.

“Ne vazhdojmë të përmbushim detyrimet tona fetare dhe morale ndaj popullit palestinez derisa të përfundojnë agresionet izraelite kundër Gazës”, tha gjeneral Sarei.

Në muajt e fundit, ushtria jemenase ka sulmuar vazhdimisht anijet izraelite ose të lidhura me Izraelin në Detin e Kuq dhe në ngushticën Bab el-Mandeb në mbështetje të popullit palestinez në Rripin e Gazës.

 

Tags