Spekulimet anti-iraniane të mbretit saudit në takimin arabo-amerikan në Riad
Mbreti i Arabisë Saudite përsëriti edhe një herë pretendimet e kota të tij duke thënë se Republika Islamike e Iranit po vazhdon të shkelë ligjet ndërkombëtare, sidomos ato rreth fqinjësisë së mirë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Selman bin Abdulaziz, mbreti i Arabisë Saudite, të dielën pasdite në takimin e përbashkët të krerëve të disa vendeve arabe dhe islame me Donald Trump, presidentin e Amerikës që u zhvillua në Riad, pretendoi: "Irani po përhap sektarizmin dhe përçarjen mes grupeve etnike në vendet e rajonit të Lindjes së Mesme". Mbreti Selman bin Abdulaziz duke mos marrë parasysh fare rolin e vendit të tij në përhapjen dhe zhvillimin e terrorizmin dhe në eksportimin e tij nga Arabia Saudite në rajonet e tjera të botës, pretendoi: "Irani është maja e shigjetës së terrorizmit global!". Mbreti i Arabisë Saudite gjithashtu vuri në dukje partneritetin e Amerikës në planin e ashtuquajtur "luftë kundër terrorizmit" të krijuar nga vetë Amerika, Arabia Saudite dhe regjimi sionist në rajonin e Lindjes së Mesme dhe pretendoi: "Pjesëmarrja e presidentit të Amerikës në takimin e Riadit, tregon përkushtimin dhe rëndësinë që i jep Uashingtoni rajonit të Lindjes së Mesme".