Grupi i pestë i terroristëve të armatosur largohet nga Ghuta Lindore e Damaskut
(last modified Thu, 29 Mar 2018 11:08:25 GMT )
Mars 29, 2018 13:08 Europe/Tirane
  • Grupi i pestë i terroristëve të armatosur largohet nga Ghuta Lindore e Damaskut

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se grupi i pestë i terroristëve të armatosur dhe familjeve të tyre është larguar nga Ghuta Lindore në drejtim të provincës Idlib në veri të Sirisë.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se të mërkurën në mbrëmje 89 autobusë të cilët transportonin 5290 persona mes tyre 1374 pjesëtarë të grupeve terroriste, nën mbikëqyrjen e Gjysmëhënës së Kuqe të Sirisë, janë nisur nga rajonet Arabin, Ajn Tarma, Xhubar dhe Zamleka në Ghuta Lindore dhe duke kaluar nëpër korridorin Arabin, kanë shkuar në drejtim të provincës Idlib në veriperëndim të Sirisë. Ndërkohë ushtria e Sirisë gjatë dy ditëve të kaluara të paktën 28 persona ka liruar nga robërimi i grupeve terroriste në rajonin Arabin. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se 6432 persona të armatosur dhe familjet e tyre të martën me 102 autobusë janë larguar nga rajoni Ghuta Lindore dhe për evakuimin e banorëve të rajonit Duma, po shfrytëzohet korridori Al-Vafidin.

Tags