Sulmet e ushtrisë siriane ndaj pozicioneve të terroristëve në jug të Damaskut
(last modified Wed, 18 Apr 2018 10:30:20 GMT )
Prill 18, 2018 12:30 Europe/Tirane
  • Sulmet e ushtrisë siriane ndaj pozicioneve të terroristëve në jug të Damaskut

I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër, tha se trupat siriane kanë qëlluar pozicionet e terroristëve në jug të Damaskut, kryeqytet i Sirisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, i ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë: Sulmi i ushtrisë siriane ndaj pozicioneve të ISIS në jug të Damaskut është kryer njëkohësisht me përgatitjet e këtyre forcave për fillimin e operacioneve për dëbimin e terroristëve nga këto rajone. Elementët e ISIS kanë hedhur dy raketa nga kampi Jermuk që gjendet në jug të Damaskut në drejtim të rajoneve Al Zahre Al Xhadide dhe Bastan Al Dur në Damask. Komanda e përgjithshëm e ushtrisë dhe forcave të armatosura të Sirisë, mbrëmjen e së shtunës në një deklaratë, ka njoftuar për spastrimin e plotë të rajonit Guta Lindore në provincën Rif Damask nga prania e terroristëve. Një informacion tjetër nga Siria bën të ditur se 499 refugjatë siriane në Liban pas shumë vitesh, të mërkurën janë kthyer në shtëpitë e tyre në Bejt Xhan në periferinë jugore të Damaskut. Më parë 500 familje të tjera ishin thyer në shtëpitë e tyre në këtë rajon.

 

Tags