Zhduket prania e terroristëve në Damask dhe rrethinat e tij
(last modified Mon, 21 May 2018 16:20:21 GMT )
May 21, 2018 18:20 Europe/Tirane
  • Zhduket prania e terroristëve në Damask dhe rrethinat e tij

Damasku dhe të gjitha rrethinat e tij janë çliruar nga çdo prani e terroristëve të ISIS, sipas komandës ushtarake të vendit.

"Trupat tona dhe forcat aleate kanë pastruar rajonin Haxhar al-Aswad dhe kampin Jarmuk nga militantët në një seri operacionesh ushtarake të planifikuara dhe të vazhdueshme", thuhet në deklaratën e komandës së Ushtrisë Siriane. "Operacionet e fundit të ushtrisë siriane rezultuan në çlirimin e plotë të Ghoutës Perëndimore dhe Lindore. Damasku dhe të gjitha rrethinat e tij tani janë krejtësisht të sigurta", shtoi komanda. Sipas deklaratës, operacionet ushtarake kundër militantëve aktivë në Siri do të vazhdojnë derisa terrorizmi të çrrënjoset plotësisht, "pa marrë parasysh çmimin".

 

Tags