Indipedent, publikon fakte të reja mbi mbështetjen e Arabisë Saudite për grupet terroriste
(last modified Sat, 21 Jul 2018 07:02:56 GMT )
Korrik 21, 2018 09:02 Europe/Tirane
  • Indipedent, publikon fakte të reja mbi mbështetjen e Arabisë Saudite për grupet terroriste

Gazeta britanike Indipedent, ditën e premte ka publikuar dokumente dhe fakte të reja që dëshmojnë se Arabia Saudite u ka dërguar armatime grupeve terroriste në Siri.

Dokumentet e reja të publikuara nga Indipedent, vihet re se Arabia Saudite armatimet e blera nga Bosnja, Serbia, Bullgaria dhe Amerika ua ka dhënë grupeve terroriste në Siri si ISIS. Sipas akordeve këto armatime ishin caktuar të dërgoheshin vetëm për përdorim nga ushtria Saudite. Robert Fisk, gazetar i Indipedent këto dokumente dhe fakte për armatosjen e grupeve terroriste nga Arabia Saudite i ka zbuluar në një prej bazave të shkatërruara të terroristëve në Siri. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Më 19 nëntor ushtria siriane ka arritur të çlirojë në formë të plotë qytetin Bu Qemal që mbahej i pushtuar nga ISIS. Bashkëpunimi mes ushtrisë siriane, rezistencës dhe mbështetja efektive e Iranit ka bërë të mundur shkatërrimin e grupit terrorist takfirist të Amerikës dhe regjimit sionist ISIS në rajon.

Tags