Zbulohen shpenzimet e mëdha të Britanisë për rrëzimin e qeverisë së Sirisë
(last modified Thu, 22 Jul 2021 12:58:15 GMT )
Korrik 22, 2021 14:58 Europe/Tirane
  • Zbulohen shpenzimet e mëdha të Britanisë për rrëzimin e qeverisë së Sirisë

Një faqe informative ka zbuluar se qeveria e Britanisë gjatë viteve të kaluara ka shpenzuar të paktën 350 milionë paund për rrëzimin e qeverisë së Sirisë.

Faqja informative Declssified UK ka shkruar se qeveria e Britanisë me mbështetjen financiare ndaj terroristëve, ka synuar rrëzimin e qeverisë së Bashar Asad, presidentit të Sirisë.

Sipas këtij burimi, qeveria e Britanisë gjatë pesë viteve të kaluara ka financuar 13 projekte për mbështetjen e grupeve terroriste në Siri. Shpenzimet e këtyre projekteve janë siguruar nga një fond i quajtur CSSF. Sigurimi i burimeve financiare për mbështetjen e grupeve terroriste nga ana e Britanisë ka filluar që nga fillimi i vitit 2011 dhe njëkohësisht me krijimin e trazirave në Siri.

Kjo faqe informative ka shkruar të paktën një shifër prej 350 milionë paund është llogaritur për sigurimin e mjeteve financiare nga Londra që janë shpenzuar për rrëzimin e qeverisë së Sirisë, ndërkohë që në këtë llogaritje nuk janë përfshirë disa shpenzime të tjera të qeverisë së Britanisë siç janë shpenzimet e operacioneve që janë bërë në fushën e inteligjencës.

Qeveria e Britanisë në prill të vitit 2018, ka deklaruar para Parlamentit të këtij vendi: “CSSF ka financuar projekte në të cilat kanë marrë pjesë terroristët”.

Kriza në Siri ka filluar që nga fiti 2011 me sulmet e gjera të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatet e tyre si Britania dhe Franca me qëllim që të ndryshojnë ekuacionet e rajonit në favor të regjimit sionist. Mirëpo ushtria e Sirisë me ndihmën e instruktorëve ushtarakë të Republikës Islamike të Iranit dhe me mbështetjen e Rusisë, ka arritur ta mbyllë dosjen e grupit terrorist ISIS në këtë vend. Siria ka rol themelor në përballje me komplotet dhe veprimet terroriste të frontit amerikano-sionist-saudit në rajon.

Tags