Britania është vendi më i infektuar në botë me linë e majmunëve
Raporti i fundit tregon se Britania, me 793 raste të lisë së majmunëve, ka numrin më të madh të njerëzve të infektuar me këtë virus në botë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se sipas raporteve të publikuara në Britaninë e Madhe dhe sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pas Britanisë, Spanja me 497 raste, Gjermania me 469 raste, Portugalia me 304 raste, Franca me 277 raste, Kanadaja me 210 raste, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 141 raste dhe Holanda me 95 raste të infektuar, kanë numrin më të madh të persopnave të infektuarit me linë e majmunëve.
Londra, kryeqyteti i Britanisë, njihet si qyteti më i prekur në vend dhe në botë nga virusi i lisë së majmunit.
Disa ekspertë shëndetësorë në MB, duke vënë në dukje se një numër pacientësh nuk janë identifikuar, besojnë se numri aktual i lisë së majmunëve në MB është më i lartë se shifrat e raportuara.
Shumica e njerëzve me linë e majmunëve në MB janë meshkuj homoseksualë.
Mjekët në Mbretërinë e Bashkuar thonë se një person me linë e majmunëve mund të pësojë dëmtime të rënda të trurit ose vdekje nëse nuk trajtohet menjëherë.
Virusi i lisë së majmunëve përhapet përmes seksit dhe kontaktit me djersën e një personi të infektuar me lezione të lëkurës, si dhe përmes përdorimit të sendeve të zakonshme si shtroja dhe peshqirët.
Megjithatë, sipas mjekëve, përhapja e lisë së majmunëve nuk ka të bëjë fare me orientimin seksual dhe nëse nuk trajtohet, sëmundja mund të përhapet në pjesën tjetër të popullsisë.
Shumica e njerëzve me linë e majmunëve vuajnë nga ethet dhe të dridhurat, dhimbjet e trupit dhe lodhja.
Megjithatë, në rastet më serioze të sëmundjes, shfaqen skuqje të lëkurës dhe plagë në fytyrë dhe duar që mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.