Dhjetor 21, 2022 08:12 Europe/Tirane
  • Rusia: Krimet e luftës të SHBA-së dhe NATO-s në Afganistan janë injoruar

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit tha se krimet e luftës të Shteteve të Bashkuara dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në Afganistan, janë injoruar.

Amerika dhe aleatët e saj sulmuan këtë vend më 7 tetor 2001 me pretekstin e luftimit të terrorizmit dhe garantimit të sigurisë në Afganistan. Pas 20 vitesh pushtim në Afganistan dhe kryerjes së krimeve të panumërta dhe pas shkatërrimit të infrastrukturës ekonomike dhe shëndetësore, ushtarët amerikanë në fund të gushtit 2021u larguan përfundimisht nga ky vend. Aktualisht në pushtet në Afganistan është taleban. Sipas agjencisë IRNA, Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzia, akuzoi vendet perëndimore se nuk janë të interesuara për projektet reale për zhvillimin e Afganistanit. Ai gjithashtu iu referuar neglizhencës ndaj krimeve të luftës të kryera nga SHBA dhe NATO në Afganistan. Vassily Nebenzia gjithashtu kërkoi lirimin e aseteve të ngrira të Afganistanit. SHBA sekuestroi dhjetë miliardë dollarë nga asetet e Bankës Qendrore të Afganistanit me pretekstin e ardhjes në pushtet të talebanëve. Pak kohë më vonë Uashingtoni njoftoi se do të konfiskonte tre miliardë dollarë nga këto para për të kompensuar familjet e viktimave të incidentit të 11 shtatorit dhe vendosi të transferojë 3.5 miliardë dollarë pasuri afgane në Zvicër. Përveç qeverisë së përkohshme të talebanëve dhe Bankës Qendrore të Afganistanit, kthimin e parave të bllokuara në këtë vend, e ka kërkuar edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres. Guterres dërgimin e këtyre parave në Afganistan e ka përshkruar si jetike për të shpëtuar njerëzit e këtij vendi nga varfëria dhe sëmundjet.

Tags