Qershor 14, 2024 09:18 Europe/Tirane
  • Bagheri: Ministria e Punëve të Jashtme do të bëjë të pamundurën për të lehtësuar Haxhin për bashkatdhetarët tanë

Pas nisjes së pelegrinëve iranianë për në faltoret e shenjta, Ali Bagheri, ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Jashtme, zhvilloi një bisedë me Abdul Fattah Nawab, përfaqësuesin e liderit suprem dhe kreun e pelegrinëve iranianë.

 

Sipas ISNA, Ali Bagheri, duke theksuar obligimin shpirtëror të Haxhit shprehu shpresën që haxhinjtë iranianë të përfitojnë shpirtërisht nga kjo kohë dhe vend i shenjtë dhe të kthehen në atdheun islamik me një haxh të vlefshëm. Bagheri tha se Ministria e Punëve të Jashtme do të bëjë të gjitha përpjekjet për të lehtësuar Haxhin e bashkatdhetarëve iranianë dhe për këtë qëllim për të mbajtur një Haxh të suksesshëm dhe paqësor, ka një dialog të vazhdueshëm me zyrtarët e respektuar të Arabisë Saudite. Në këtë bisedë, Sejjid Abdulfetah Nawab dha shpjegime në lidhje me situatën e haxhinjve iranianë dhe duke bërë parashikimet e nevojshme për praninë e haxhinjve në Arafat, si dhe praninë e vazhdueshme të haxhinjve në Mekë dhe Medine. Në këtë bisedë, Bagheri falënderoi punën dhe përpjekjet e të gjitha institucioneve iraniane për lehtësimin e punëve të Haxhit, veçanërisht misionin iranian të Haxhit, si dhe zyrtarët përkatës të Arabisë Saudite.

 

Tags