Qershor 17, 2024 08:17 Europe/Tirane
  • Dhjetë raste të çuditshme për sjelljen kundër të drejtave të njeriut të Suedisë në rastin e shtetasit iranian, Hamid Nouri

Pars Today- Çështja ligjore e Hamid Nouri, shtetasit iranian i ndaluar në Suedi, ka sjellë ngjarjet më të çuditshme që nga fillimi i arrestimit të tij.

Hamid Nouri, një shtetas iranian, për qëllime politike dhe për të bërë presion ndaj Iranit, u ndalua ilegalisht nga policia suedeze teksa po hynte në aeroportin e Stokholmit më 9 nëntor 2019. Tashmë ky shtetas iranian u lirua nga burgu dhe hyri në Teheran më 15 qershor 2024. Në këtë artikull nga Pars Today, do të shqyrtojmë 10 nga ngjarjet më të çuditshme të çështjes gjyqësore dhe burgosjes së Hamid Nouri.

Hamid Nouri

1. Rekordi botëror i mbajtjes në izolim

Hamid Nouri u mbajt në burgjet suedeze për 1,680 ditë, ekuivalente me 40,320 orë, që konsiderohet si izolimi më i gjatë në botë.

2. I burgosuri më i painformuar në botë

Që nga momenti i arrestimit, Nouri nuk mori më lajme nga familja për 8 muaj, gjë që e bëri atë të burgosurin më të painformuar në botë.

3. I burgosuri më i kufizuar në botë

Gjatë 56 muajve të burgimit në Suedi, Nouri nuk u lejua kurrë të bënte telefonata të rregullta ose të takohej me familjen e tij dhe ai nuk kishte në dispozicion asnjë një përkthyes.

4. I burgosuri i vetëm në botë që nuk ka marrë mjekime

Për afro 5 vite Hamid Nourisë iu privua konsulta dhe kontrolli mjekësor nga një okulist. Ai mori koronavirusi dhe theu këmbën në burg!

5. Gjykata më e njëanshme në botë për Nourinë

Gjatë më shumë se 90 seancave gjyqësore, 65 anëtarë të grupit terrorist MEK dëshmuan kundër Hamid Nouri, por atij nuk iu lejua të paraqesë asnjë dëshmitar në gjykatë.

6. Gjykimi me aspak lidhje

Një numër anëtarësh të organizatës terroriste MEK përgatitën një ankesë dhe një padi në Angli. Tema e ankesës lidhej me ngjarjet në Iran dhe për një iranian. Më vonë kësaj ankese iu bashkua edhe Suedia dhe e dënoi Nourin me burgim të përjetshëm.

7. Policia më e dhunshme

Në një nga netët kur Nouri po shqyrtonte aktakuzën e çështjes që të nesërmen të mbrohej në gjykatë, policia suedeze ia mori me forcë aktakuzën dhe e rrahu rëndë; Dhuna ishte e atillë që Nouri pësoi dëmtime në njërin vesh.

8. Akti më mashtrues gjyqësor

Gjatë arrestimit të Nouri, policia suedeze pranë tij solli një oficer me origjinë iraniane i cili mund të fliste persisht dhe përdori konsultat e Nouri me policinë iraniane si provë kundër tij në gjykatë.

9. Dokumenti më i çuditshëm gjyqësor në botë

Në një nga seancat gjyqësore, prokurori suedez përdori mesazhin e urimit të Nevruzit të presidentit të atëhershëm të Iranit, Hassan Rouhani, i cili iu dërgua të gjithë qytetarëve iranianë në një sistem dhe ishte i disponueshëm edhe në celularin e Nouri, si një provë e rëndësishme për të treguar rëndësinë e statusit dhe pozicionit të Nuori në Iran.

10. Njerëzit më të dëshpëruar që lidhen me këtë rast

Me të gjitha investimet dhe shpenzimet që shpenzuan për këtë rast, grupi terrorist MEK dhe Iraj Mesdaghi si truri kryesor i çështjes, për momentin janë personat më të dëshpëruar të lidhur me këtë rast.

 

Tags