Korrik 15, 2023 10:34 Europe/Tirane
  • 289 fëmijë vdiqën në Detin Mesdhe në gjysmën e parë të 2023

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se 289 fëmijë vdiqën në gjysmën e parë të 2023 ndërsa ata përpiqeshin të kalonin Detin Mesdhe për në Evropë.

Sipas IRNA, UNICEF njoftoi se ky numër viktimash është dyfishi i numrit të regjistruar në gjysmën e parë të vitit 2022. Verina Knaus, Drejtoreshë e Migracionit dhe Refugjatëve në UNICEF, deklaroi se numri aktual i vdekjeve është më i lartë se kjo shifër sepse shumë nga anijet që fundosen nuk kanë të mbijetuar dhe nuk ka të dhëna për pasagjerët e tyre. Më tej Knaus u shpreh se këto vdekje janë plotësisht të parandalueshme dhe shtoi: Në 6 muajt e parë të këtij viti, ndoshta 11600 fëmijë kaluan Detin Mesdhe për në Evropë. Vitet e fundit, Tunizia dhe Libia po përballen me problemin e emigracionit të paligjshëm të shtetasve të tyre dhe vendeve të tjera afrikane, të cilët përdorin territorin e këtyre dy vendeve për të udhëtuar drejt Evropës. Sipas statistikave të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, në vitin 2022, rreth 1500 emigrantë janë mbytur dhe zhdukur në Detin Mesdhe dhe afro 50,000 të tjerë kanë arritur në brigjet e Italisë.

Tags