Tetor 13, 2023 09:54 Europe/Tirane
  • Paralajmërimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sistemin mjekësor në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se pas rrethimit dhe sulmeve të regjimit sionist, sistemi shëndetësor i Gazës është në prag të kolapsit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se sistemi shëndetësor i Gazës është në prag të kolapsit dhe theksoi nevojën për dërgimin e ndihmës mjekësore në Rripin e Gazës për të parandaluar një fatkeqësi humanitare. Nga ana tjetër, Kombet e Bashkuara njoftuan se 423 mijë palestinezë janë zhvendosur pas sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës. Më herët, Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se sulmet e regjimit sionist në Gaza janë intensifikuar dhe deri më tani në sulmet e regjimit sionist në Gaza kanë rënë dëshmorë 1537 palestinezë dhe 6612 të plagosur.  Regjimi sionist, i cili në ditët e fundit është befasuar në fushën e betejës me rezistencën palestineze dhe ka pësuar një disfatë të turpshme, me një akt çnjerëzor mbylli të gjitha kalimet e Gazës për ta detyruar rezistencën palestineze që të ndalojë operacionin e guximshëm " Stuhia Al-Aksa”. 

Tags