Tetor 31, 2023 08:19 Europe/Tirane
  • Putin: Amerika dhe aleatët e saj janë përfituesit kryesorë të destabilitetit në botë

 Presidenti rus Vladimir Putin theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë përfituesit kryesorë të destabilitetit në botë dhe shtoi: Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për të gjitha problemet në Palestinë, Irak, Afganistan dhe Ukrainë.

Sipas raportit të IRNA-s, Putin në një fjalim tha: Përfitimi kryesor nga destabiliteti në botë shkon për Amerikën dhe aleatët e saj, dhe për këtë arsye, ata kërkojnë të krijojnë kaos dhe destabilitet në pjesë të ndryshme të botës, si në Ukrainë, Palestinë, Siri, Irak, Afganistan e vende të tjera. Presidenti i Rusisë theksoi: Amerika ka nevojë për kaos, ndaj ata shpifin se janë të gatshëm të ndalojnë gjakderdhjen në Azinë Perëndimore, madje edhe Kombet e Bashkuara ndikohen nga Amerika. Synimi i Amerikës dhe aleatëve të saj në epokën e fundit të rendit botëror unipolar është përpjekja për të krijuar kaos global, duke penguar dhe destabilizuar rivalët e tyre, përfshirë Rusinë. Duke iu referuar përpjekjeve të Perëndimit për të destabilizuar Rusinë, Putin tha: Pozicioni i Rusisë ndaj Azisë perëndimore nuk ka qenë kurrë me qëllime përfitimi, por Shtetet e Bashkuara po përpiqen të shfrytëzojnë situatën në rajon për të krijuar ndasi dhe përçarje.  Në fund ai theksoi sërish se asgjë nuk mund të justifikojë bombardimin e qindra mijëra qytetarëve të pafajshëm të Gazës dhe shtoi: Çelësi i zgjidhjes qëndron në krijimin e një shteti palestinez. Sulmi brutal i regjimit sionist në zonat e banuara të Rripit të Gazës ka hyrë në javën e katërt radhazi dhe sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në këto sulme janë martirizuar më shumë se tetë mijë palestinezë, gjysma e të cilëve janë fëmijë palestinezë të pambrojtur dhe të shtypur.

 

Tags