Nëntor 25, 2023 07:51 Europe/Tirane
  • Demonstrata e popullit holandez që proteston kundër fitores së ekstremit të djathtë në zgjedhje

Populli i Holandës protestoi kundër fitores së ekstremit të djathtë në zgjedhjet kombëtare të këtij vendi.

Sipas Reuters, Partia për Lirinë e Holandës e kryesuar nga Geert Wilders, ndryshe nga të gjitha parashikimet, fitoi 37 vende nga 150 vende në Parlamentin holandez. Fitorja e Wilders në zgjedhjet kombëtare të vendit çoi në protesta të mijëra njerëzve në disa qytete holandeze, përfshirë Amsterdamin, kryeqytetin e këtij vendi. Demonstruesit në Amsterdam shprehën zemërimin e tyre ndaj rezultateve të zgjedhjeve. Organizatat që mbështesin myslimanët gjithashtu njoftuan se janë të shqetësuar se si qeveria e mundshme e Wilders do t'i trajtojë myslimanët. Grupet mjedisore, përfshirë Greenpeace, gjithashtu thanë se ishin të shqetësuar se Wilders do të shkatërronte politikat mjedisore.

Tags