Janar 31, 2024 19:17 Europe/Tirane
  • Shtëpia e Bardhë: Biden këmbëngul për të mos përshkallëzuar konfliktet në rajon

Koordinatori i çështjeve strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë tha të mërkurën në mbrëmje se Presidenti i Shteteve të Bashkuara thekson mospërshkallëzimin e konflikteve në rajon.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, John Kirby, koordinatori i çështjeve strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha të mërkurën se urdhrat e presidentit amerikan Joe Biden theksojnë mospërshkallëzimin e konflikteve në rajon.

Ai vazhdoi duke thënë: "Biden ka qenë duke negociuar me izraelitët dhe Katarin për të arritur një armëpushim më të gjatë që do të lejojë lirimin e më shumë pengjeve".

Kirby shtoi: "Negociatat për të arritur një armëpushim kanë qenë pozitive dhe të vazhdueshme dhe ne besojmë se është bërë përparim i mirë deri më tani."

Nga ana tjetër, gazeta amerikane Washington Post publikoi të mërkurën më shumë detaje të iniciativës së propozuar për armëpushim në Gaza.

Kjo gazetë citoi burime të informuara dhe shkruante: “Armëpushimi 6-javor në Gaza do të përfshijë lirimin e 3 të burgosurve palestinezë në këmbim të një pengu izraelit në Gaza”.

Washington Post shtoi: "Marrëveshja e propozuar e armëpushimit përfshin vendosjen e përkohshme të forcave izraelite larg zonave të populluara të Gazës".

 

Tags