Shkurt 28, 2024 09:43 Europe/Tirane
  • Bisedë e princit të kurorës saudite me Zelensky për zhvillimet e luftës midis Ukrainës dhe Rusisë

Muhamed bin Selman, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, u takua dhe bisedoi me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Riad.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite (WAS), princi i kurorës saudit theksoi vullnetin dhe mbështetjen e vendit të tij për të gjitha përpjekjet ndërkombëtare që synojnë zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe arritjen e paqes dhe përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar në uljen e dëmeve humanitare të kësaj krize. Muhamed bin Selman dhe Zelenski gjithashtu diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në luftën në Ukrainë. Princi i kurorës saudit theksoi mbështetjen e vendit të tij për të gjitha përpjekjet ndërkombëtare që synojnë zgjidhjen e krizës dhe arritjen e paqes, si dhe ndihmën e vazhdueshme për reduktimin pasojave të rënda të luftës. Pas përfundimit të vizitës së tij në Riad, presidenti i Ukrainës në rrjetin social X (ish-Twitter) ka shkruar se ka pasur një bisedë me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite për mekanizmin e paqes dhe progresin që mund të bëhet në zbatimin e tij. Ai shtoi: Qëllimi i vizitës ishte diskutimi i perspektivës së paqes, shkëmbimi i robërve të luftës dhe fushat e bashkëpunimit ekonomik dhe pjesëmarrja e mundshme e Arabisë Saudite në përpjekjet e rindërtimit të Ukrainës pas luftës. Në një postim tjetër në X, presidenti ukrainas vuri në dukje se Arabia Saudite "ka ndihmuar në çlirimin e popullit tonë. Jam i sigurt se edhe ky takim do të jetë i suksesshëm. Arabia Saudite, e cila mban lidhje me Moskën dhe Kievin, më parë ndërmjetësoi mes dy palëve dhe ndihmoi ndërmjetësimin e një marrëveshjeje në shtator 2022 që liroi më shumë se 200 të burgosur ukrainas.

Tags