Mars 07, 2024 10:37 Europe/Tirane
  • Reagimi i Amerikës për sekuestrimin e ngarkesës së saj me vlerë më shumë se 50 milionë dollarë në Iran

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, në përgjigje të sekuestrimit të ngarkesës së naftës së vendit të tij me vlerë mbi 50 milionë dollarë nga Gjykata Ligjore e Teheranit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në favor të pacientëve me Epidermolysis Bullosa (EB) në Iran, kërkoi lirimin e menjëhershëm të saj.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, të mërkurën me orën lokale, para gazetarëve në Uashington pretendoi: “Sanksionet tona gjithmonë kanë bërë përjashtime për ofrimin e artikujve humanitarë si produktet ushqimore, barnat, mjetet dhe pajisjet mjekësore dhe ato bujqësore”.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit pretendoi: “Ne kurrë nuk e kemi ndalur mjekësinë që të arrijë te populli i Iranit.”

Ky zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit pohoi gjithashtu se kjo ka qenë politika e të gjitha qeverive të ndryshme amerikane në vendosjen e sanksioneve anti-iraniane dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm nga Irani të cisternës së naftës "Advantage Sweet".

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me arsyen e sekuestrimit nga SHBA-ja të anijeve që transportonin mallra iraniane, pohoi: “Asnjëherë nuk janë sekuestruar mallrat e përjashtuara nga embargoja dhe ajo që është sekuestruar është bërë në përputhje me ligjin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Gjykata Juridike e Teheranit (Dega 55) për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, më 6 mars lëshoi një urdhër për sekuestrimin e ngarkesës amerikane të naftës në Gjirin Persik dhe ngarkesa e kësaj anijeje u sekuestrua.

Qendra për Shtyp e Gjyqësorit të Republikës Islamike të Iranit bëri të ditur: “Pas sanksioneve të vendeve perëndimore, dhe veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat çuan në parandalimin e shitjes nga ana e një kompanie suedeze të medikamenteve të nevojshme për pacientët me Epidermolysis Bullosa (EB) duke u shkaktuar atyre dëme të rënda fizike dhe mendore, pacientët me Epidermolysis Bullosa (EB) ngritën një padi kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjykatën Ligjore të Teheranit (Dega 55) për Marrëdhëniet Ndërkombëtare”.

Bazuar në raportin e Gjyqësorit të Iranit, me ndjekjen ligjore të bërë nga avokati i çështjes së përmendur, më në fund, Gjykata e Teheranit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare urdhëroi sekuestrimin e ngarkesës amerikane të naftës të anijes "Advantage Sweet" në Gjirin Persik. Si rrjedhojë, ngarkesa e kësaj anijeje u sekuestrua dhe urdhrat e nevojshëm për shkarkimin e ngarkesës së naftës do të bëhen të ditur më vonë.

Vlera e kësaj ngarkese nafte vlerësohet të jetë më shumë se 50 milionë dollarë.

Ushtria e Republikës Islamike të Iranit, më 11 janar ka njoftuar: “Një cisternë naftëmbajtëse amerikane u sekuestrua nga Marina e Republikës Islamike të Iranit me vendim gjykate”.

 

Tags