Mars 28, 2024 16:46 Europe/Tirane
  • Raportuesja e OKB-së u kërcënua për shkak se kishte kritikuar regjimin gjenocidal izraelit

Raportuesja speciale e OKB-së u kërcënua për shkak të kritikave të saj të forta ndaj sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Françeska Albanese, raportuesja speciale e OKB-së për çështjet e të drejtave të njeriut në Palestinë, paraqiti raportin e saj për Rripin e Gazës në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë të martën dhe arriti në përfundimin se regjimi sionist po kryen gjenocid në këtë rrip. Pas leximit të këtij raporti, dhjetëra diplomatë e mbështetën atë. Sipas Deutsche Welle, Francesca Albanese, Raportuesja Speciale e OKB-së për të drejtat e njeriut në Palestinë, ka deklaruar se është kërcënuar për shkak të kritikave të forta ndaj krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe ka sqaruar se nuk do të frikësohet nga kërcënimet. Avokatja italiane dhe ekspertja e të drejtave të njeriut në Gjenevë së fundmi paraqiti një raport në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke akuzuar regjimin e aparteidit të Izraelit për gjenocid. Albanese është gjithmonë nën kërcënim dhe kritika për shkak të pranisë së saj të fortë në rrjetet sociale dhe media të tjera, si dhe rolin e saj si raportuese special ku kritikon ashpër veprimet e Izraelit. Raportuesja Speciale e OKB-së për çështjet e të drejtave të njeriut theksoi se aktivizmi për të drejtat e njeriut nënkupton forcimin e zërave të njerëzve që nuk dëgjohen dhe asgjë nuk justifikon krimet e Izraelit në Rripin e Gazës. Duke iu referuar rritjes së numrit të martirëve dhe përkeqësimit të situatës humanitare në Rripin e Gazës, Francesca Albanese bëri thirrje për një embargo armësh dhe sanksione të tjera kundër regjimit gjenocidal izraelit për shkelje të ligjeve ndërkombëtare humanitare. Raportuesit Specialë të OKB-së janë ekspertë të pavarur të emëruar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut për të raportuar për çështje ose vende specifike.

 

Tags