Prill 04, 2024 11:54 Europe/Tirane
  • Josep Borrell: Kërkojmë nga Republika Islamike e Iranit të vazhdojë vetëpërmbajtjen

Hossein Amir-Abdollahian, Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit dhe Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Çështjet e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, biseduan dhe u konsultuan me njëri-tjetrin nëpërmjet telefonit.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Çështjet e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell, duke iu referuar dënimit të sulmit ndaj ambasadës së Republikës Islamike të Iranit nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, kërkoi nga Republika Islamike e Iranit të vazhdojë vetëpërmbajtjen.

Hossein Amir-Abdollahian, në këtë bisedë telefonike, duke iu referuar sulmit terrorist të regjimit sionist ndaj seksionit konsullor të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Damask, që çoi në martirizimin e shtatë këshilltarëve ushtarakë të Iranit dhe të një numri civilësh, si dhe plagosjen e disa qytetarëve sirianë, tha: "Autoritetet evropiane gjithmonë e ftojnë Republikën Islamike të Iranit që të vetëpërmbahet".

Amir-Abdollahian deklaroi: "Pritet që Bashkimi Evropian t'i dënojë fuqishëm këto krime nëpërmjet një veprimi realist dhe të menjëhershëm".

Ministri i Jashtëm i Iranit shtoi: "Imagjinoni sikur një incident i tillë të kishte ndodhur në mjedisin luftarak të Ukrainës kundër ndërtesës së një ambasade perëndimore. Si do të ishte reagimi i Bashkimit Evropian?!"

Gjithashtu, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Çështjet e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell, në këtë bisedë telefonike, duke iu referuar sërish dënimit të sulmit ndaj ambasadës së Republikës Islamike të Iranit nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, theksoi: "Ne jemi gjithashtu të mendimit se veprimi i fundit i Izraelit është në kundërshtim me de-përshkallëzimin në rajon.".

Në vazhdim, duke vënë në dukje se do të ndajë shqetësimet serioze të Republikës Islamike të Iranit me anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian, Borrell i bëri thirrje Republikës Islamike të Iranit të vazhdojë vetëpërmbajtjen.

 

Tags