Prill 09, 2024 09:21 Europe/Tirane
  • Këshilli i Sigurimit këtë muaj do të shqyrtojë anëtarësimin e plotë të Palestinës në Kombet e Bashkuara

Kreu periodik i Këshillit të Sigurimit të OKB-së njoftoi: Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka vendosur që komiteti i këtij organi për pranimin e anëtarëve të rinj të Kombeve të Bashkuara të mbajë një takim këtë muaj (prill) për të shqyrtuar kërkesën e Palestinës për t'iu bashkuar Kombeve të Bashkuara si një anëtar i plotë.

Sipas reporterit të IRNA nga selia e OKB-së në Nju Jork, "Vanessa Fraser", ambasadorja dhe përfaqësuesja e përhershme e Maltës në OKB, vendi i së cilës mban presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha se këtë muaj me dyer të mbyllura Këshilli do të shqyrtojë anëtarësimin e Palestinës.  Kreu i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit tha: "Ne kemi rënë dakord që komisioni i pranimit të diskutojë këtë çështje në muajin  prill. Të gjithë e dimë se çdo anëtar i këshillit mund të vendosë të ofrojë zgjidhjen e vet për çështjen e anëtarësimit. Palestina aktualisht është një vëzhgues i përhershëm në Kombet e Bashkuara.  Në vitin 2011, Palestina aplikoi për anëtarësim të përhershëm në Kombet e Bashkuara, por më vonë vendosi që për disa kohë të qëndrojë si vëzhguese e përhershme. Në prill, Palestina i dërgoi një letër Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke kërkuar që ajo të rishqyrtonte anëtarësimin në OKB si një anëtare e përhershme.

 

Tags