Prill 15, 2024 20:51 Europe/Tirane
  • Kremlini: Më shumë tension në Lindjen e Mesme nuk është në interesin e askujt

Me vazhdimin e deklaratave luftënxitëse dhe tensionuese të regjimit sionist lidhur me reagimin e Iranit për ndëshkimin e këtij regjimi, qeveria ruse bëri thirrje edhe një herë për vetëpërmbajtje.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Presidencës së Federatës Ruse sot (e hënë), duke shprehur shqetësimin e madh të Rusisë për përshkallëzimin e tensioneve në rajonin e Azisë Perëndimore, bëri thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Peskov gjatë një konference për shtyp në Kremlin tha: "Ne jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve në rajon dhe kërkojmë nga të gjitha vendet në rajon të tregojnë përmbajtje".

Zëdhënësi i Kremlinit shpjegoi se përshkallëzimi i mëtejshëm i tensionit nuk është në interesin e askujt: "Prandaj, ne jemi në favor të zgjidhjes së të gjitha mosmarrëveshjeve përmes metodave politike dhe diplomatike".

Edhe Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, në një konferencë për shtyp, i bëri thirrje sot regjimit sionist dhe Republikës Islamike të Iranit që të ushtrojnë përmbajtje dhe të ulin tensionin në rajonin e Azisë Perëndimore.

 

Tags