May 08, 2024 20:45 Europe/Tirane
  • Hungaria: Nuk do të marrim pjesë në “misionin idiot” të NATO-s për të ndihmuar Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Hungarisë njoftoi sot (e mërkurë) se Budapesti nuk do të marrë pjesë në planin afatgjatë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) për të ndihmuar Ukrainën, duke e quajtur planin një "mision idiot".

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto njoftoi edhe një herë kundërshtimin e qeverisë së Budapestit ndaj planit të NATO-s për ndihmë afatgjatë për Ukrainën.

Aleatët e NATO-s ranë dakord në prill për të filluar planifikimin për mbështetje afatgjatë ushtarake për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë duke krijuar një fond me vlerë 100 miliardë euro (107 miliardë dollarë), sipas raportit.

Marrëdhëniet midis Hungarisë dhe NATO-s janë tensionuar nga vonesa e Budapestit në miratimin e pranimit të Suedisë në aleancën ushtarake, e cila u miratua përfundimisht nga Hungaria në mars, dhe për shkak të lidhjeve të ngrohta të kryeministrit hungarez Viktor Orban me Rusinë.

 

Tags