Qershor 15, 2024 12:11 Europe/Tirane
  • Dështimi i komunitetit ndërkombëtar në zgjidhjen e krizave/Numri i refugjatëve në botë arriti në 120 milionë njerëz

Pars Today- Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në raportin e fundit njoftoi se numri i refugjatëve të detyruar në mbarë botën ka arritur në 120 milionë njerëz.

Në këtë raport, duke vënë në dukje se numri i refugjatëve të detyruar ka hasur rritje në 12 vitet e fundit, shtoi se rritja e numrit të refugjatëve të detyruar në 120 milionë njerëz deri në maj 2024 reflekton për konflikte të reja dhe në ndryshime dhe natyrisht, dështimin e bashkësisë ndërkombëtare për të zgjidhur krizat afatgjata. Sipas Pars Today, statistikat e publikuara nga Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët tregojnë se popullsia e zhvendosur në botë është e barabartë me vendin e 11-të më të populluar në botë, përkatësisht Japoninë. Një nga faktorët kryesorë që shkaktoi rritjen e numrit të refugjatëve të detyruar në mbarë botën kanë qenë konfliktet shkatërruese në disa vende, duke përfshirë Sudanin, Republikën Demokratike të Kongos dhe Mianmarin. Në fund të vitit 2023, rreth 10,800,000 sudanezë u zhvendosën me forcë. Ndërsa tani, lufta në Gaza e ka rritur përsëri numrin e refugjatëve të detyruar në botë. UNRWA (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinez) vlerëson se deri në fund të vitit të kaluar, më shumë se 1.7 milionë njerëz (75% e popullsisë) u zhvendosën në Rripin e Gazës për shkak të dhunës dhe krimeve izraelite.

Tags