Qershor 22, 2024 12:31 Europe/Tirane
  • Irani ka shkallën më të ulët të vdekshmërisë së foshnjave në Azinë Perëndimore/ Irani një model i suksesshëm pavarësisht sanksioneve

Pars Today- Sekretari i Shoqatës së Pediatërve të Iranit, duke deklaruar se vdekshmëria e fëmijëve në Iran është më e ulët se mesatarja botërore, tha: Irani ka shkallën më të ulët të vdekshmërisë së foshnjave në Azinë Perëndimore.

Pavarësisht sanksioneve dhe presioneve politike globale, Irani duke u mbështetur në kapacitetet e rëndësishme të njerëzve dhe ekspertëve në fushën e shkencës dhe mjekësisë ka kapërcyer pengesat dhe ka bërë arritje të mira. Sipas Pars Today, Mohammed Zenozi Rad, sekretari ekzekutiv i konferencës vjetore shkencore të Shoqatës së Pediatërve të Iranit, për gjendjen shëndetësore të fëmijëve në Iran, tha se mesatarja globale e vdekjeve të të porsalindurve është 11 vdekje për një mijë lindje. Ky indeks është mbi 11 në Azinë Perëndimore ndërsa në Iran është 7. Zenozi Rad shtoi se kjo arritje e Iranit është rezultat i përpjekjeve kolektive, trajnimit të mjaftueshëm të mjekëve dhe infermierëve dhe sigurimit të pajisjeve të nevojshme mjekësore dhe farmaceutike. Sekretari ekzekutiv i konferencës vjetore shkencore të Shoqatës së Pediatrëve të Iranit deklaroi se një tjetër sukses i Iranit në dekadat e fundit është se sëmundjet infektive dhe të parandalueshme janë bërë më pak të përhapura tek foshnjat dhe fëmijët, si dhe disa sëmundje si poliomieliti dhe fruthi, të cilat janë ende të përhapura në vende të tjera, ato në Iran janë zhdukur.

Tags