Policia turke arreston disa opozitarë në Stamboll
(last modified Wed, 19 Apr 2017 18:03:48 GMT )
Prill 19, 2017 20:03 Europe/Tirane
  • Policia turke arreston disa opozitarë në Stamboll

Policia turke sot në Stamboll ka arrestuar disa aktivistë të opozitës, të cilët ishin tubuar sot për të protestuar kundër rezultatit të referendumit në Turqi.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP nga Stambolli, pas referendumit të ditës së diel në Turqi, ku opozitarët turq pretendojnë për parregullsi gjatë procesit të votimit, kanë filluar protestat e opozitarëve turq nëpër rrugët e Stambollit. Edhe monitoruesit ndërkombëtarë e kanë kritikuar referendumin në Turqi, që i ka dhënë autoritete të reja shtesë presidentit të këtij vendi, Rexhep Taip Erdogan, duke thënë se fushata ishte udhëhequr në “terren jo të barabartë të lojës” dhe se numërimi i votave ishte përshkruar me procedura të vonuara të ndryshimit.

 

Tags