Prill 04, 2022 16:02 Europe/Tirane
  • Një raport mbi sesionin e 38-të të konkursit ndërkombëtar të Kur'anit të shenjtë në Iran

Sesioni i 38-të i konkursit ndërkombëtar të Kur'anit të shenjtë u zhvillua njëkohësisht me përvjetorin e festës së shpalljes hyjnore dhe Profetësisë së Hazretit Muhamed s.a.v.s. në Teheran.

Në kuadër të thellimit në njohuri kur'anore dhe vetëdijesimit sa më shumë të besimtarëve myslimanë, në vitet pas fitores së Revolucionit Islamik janë zgjeruar lëvizjet dhe aktivitetet kur'anore në Iran deri në atë masë sa që gjithnjë kemi qenë dëshmitarë të zhvillimit të aktiviteteve dhe programe të ndryshme madhështore ku'anore. Në këtë kuadër, njëkohësisht me përvjetorin e shpalljes hyjnore të Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s., në Teheran nga 28 shkurti deri më 5 mars 2022, u zhvillua sesioni i 38-të i konkursit ndërkombëtar të Kur'anit të shenjtë me qëllim të përhapjes dhe zhvillimit të kulturës kur'anore. Në këtë program do të hedhim një vështrim të shkurt mbi mënyrën e zhvillimit të këtij konkursi ndërkombëtar të Kur'anit të shenjtë.

Kur'ani i shenjtë, është libri qiellor dhe i shenjtë i myslimanëve i cili i është shpallur Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe sipas dijetarëve fetarë, mënyra e emërimit të këtij libri të shenjtë me emrin Kur'an është kjo që ky libër jo vetëm që përmban në vete të gjitha dobitë, përmbajtjet dhe gjurmët e të gjitha librave qiellorë, por përmban edhe të gjitha dituritë e nevojshme për udhëzimin e njeriut drejt Zotit të madhëruar.

Kur'ani i shenjtë është libri i besimit monoteist dhe i njohjes së Zotit të madhëruar i cili është kumtuar në kuadër të thirrjes së profetëve të Zotit dhe natyrisht se besimi në botën pasvdekjes dhe në ditën e Kiametit, gjithashtu që është prej mësimeve të profetëve të Zotit, përbën një pjesë të rëndësishme të ajeteve të Kur'anit të shenjtë, gjegjësisht rreth 500 ajete të Kur'anit të shenjtë flasin për dispozitat e Sheriatit dhe veprat përkatëse me adhurimin kurse pjesa tjetër e ajeteve trajtojnë parimet dhe çështjet morale, vendosjen dhe zbatimin e drejtësisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes njerëzve dhe flasin për inkurajimin e besimtarëve myslimanë për të luftuar dhe punuar në rrugën e profetëve të Zotit kundër fuqive arrogante dhe për të luftuar në rrugën e Zotit, për të mbrojtur të drejtat e njerëzve dhe për të mos bërë agresion dhe padrejtësi ndaj njëri-tjetrit. Të gjitha këto janë prej porosive të theksuara të Kur'anit të shenjtë.

Autori i Kur'anit të shenjtë është Zoti i gjithëdijshëm, do të thotë më i dituri dhe më i informuari, Zoti i mëshirshëm dhe mëshirëplotë dhe udhëzuesi më i dhimbshëm dhe më i mëshirshëm. Zoti i madhëruar në ajetin 63 të sures Bekare në Kur'anin e shenjtë ka theksuar dy detyra kryesore dhe të rëndësishme për besimtarët myslimanë ndaj Librit Hyjnor, dhe tha:

خُذُوا مَا آتَیْنَاکُمْ بِقُوَّهْ وَاذْکُرُوا مَا فِیهِ لَعَلَّکُمْ تَتَّقُونَ ٍ

"Atë (nga ajetet dhe urdhëresat e Zotit) çfarë u kemi dhënë juve, kapeni fuqishëm dhe mësojeni atë çfarë ndodhet në atë (dhe zbatojeni atë), me shpresë që të bëheni të devotshëm". Në bazë të këtij ajeti, nxënia dhe mësimi i ajeteve hyjnore duhet të bëhet në dy forma shkencore dhe praktike. Do të thotë, kuptimi dhe reflektimi i saktë dhe i thellë, si dhe zbatimi i drejtë dhe i plotë i urdhrave dhe mësimeve të Kur'anit të shenjtë.

Njohja e Kur'anit të shenjtë për çdo person të ditur dhe për çdo person besimtar, është një çështje e nevojshme dhe obligim. Kjo është për këtë arsye se ky libër qiellor është efikas në formimin e natyrës qenësore të shoqërive islame, por edhe në formimin e fatit të njerëzimit. Një vështrim mbi histori, tregon qartë këtë çështje se praktikisht asnjë libër nuk ka ndikuar aq sa ka ndikuar Kur'ani i shenjtë mbi shoqëritë njerëzore dhe mbi jetën e njerëzve. Pikërisht për këtë arsye Kur'ani i shenjtë vetvetiu bëhet pjesë e tematikave dhe çështjeve që studiohen nga sociologët dhe nga ekspertet e çështjeve shoqërore. Në bazë të kësaj, gjithashtu njohja e Kur'anit të shenjtë është një çështje e domosdoshme për një person besimtar sepse Kur'ani i shenjtë është burimi kryesor dhe themelor i fesë, besimit dhe mendimit të një besimtari mysliman dhe ky burim i jep ngrohtësi jetës së tij, si dhe kuptim dhe shpirt atij. Kur'anin e shenjtë nëse do ta njohim me të vërtetë, sipas Imam Aliut (a.s.): "Në këtë libër ekzistojnë fjalët dhe thëniet më të mira, ky libër është pranvera e zemrave dhe kurimi i zemrave dhe burim i diturive dhe rrugë për sistemimin dhe rregullimin e veprimeve".

Ajetet e Kur'anit të shenjtë kanë një metodë dhe stil të veçantë dhe posedojnë një melodi tërheqëse. Pikërisht për këtë arsye, lexuesit e Kur'anit të shenjtë gjatë gjithë historisë kanë bërë përpjekje që ta lexojnë dhe këndojnë Kur'anin e shenjtë në mënyrë sa më të bukur dhe sa më të drejtë në mënyrë që të ushtrojë më shumë ndikim dhe efekt mbi publikun dhe dëgjuesin. Organizimi dhe zhvillimi i konkurrencës mes profesorëve dhe mjeshtërve të leximit dhe këndimit të Kur'anit të shenjtë kanë rezultuar në një konkurrencë të shëndosh për të përhapur sa më shumë njohuritë dhe mësimet kur'anore dhe fetare. Edhe tani në vende të ndryshme myslimane, gjithashtu zhvillohen gara të ndryshme për leximin dhe recitimin e Kur'anit të shenjtë që një prej konkurrencës më të rëndësishme dhe më kredibilitet më të lartë është "Konkurrenca Ndërkombëtare e Kur'anit të shenjtë" në Iran. Sesioni i 38-të i konkurrencës ndërkombëtare të Kur'anit të shenjtë është zhvilluar në formë virtuale dhe pa prezencë fizike dhe me pjesëmarrjen e 62 lexuesve të Kur'anit të shenjtë nga 29 vende të botës islame. Hoxhetul-Islam Sejed Mahdi Khamushi përfaqësues i Veli Fakih në ceremoninë e hapjes së këtij konkursi ndërkombëtar të Kur'anit të shenjtë, deklaroi: "Ky konkurs është një prej konkurseve më të mëdha kur'anore që është i përmbledhur në tre sektor: leximi, recitimi me melodi dhe nxënie përmendësh ose hifzi i Kur'anit të shenjtë. Një prej qëllimeve të zhvillimit të këtij konkursi, mund të përmendim respektimin dhe nderimin e pozitës dhe vlerës së Kur'anit të shenjtë si libri i jetës, nderimi dhe vlerësimi i pozitës dhe kontributit të lexuesve dhe hafëzëve të Kur'anit të shenjtë, krijimi i një lëvizje kur'anore në mesin e shtresave të ndryshme të shoqërisë si dhe krijimin e unitetit dhe solidaritetit sa më të madh në mesin e Umetit Islam. Organizimi i këtij konkursi kur'anore pavarësisht ekzistencës së pandemisë së virusit Korona, është transmetues dhe forcues i gjallërisë së botës kur'anore".

Hoxhetul-Islam Khamushi në ceremoninë e hapjes së sesionit të 38-të të konkursit ndërkombëtar të Kur'anit të shenjtë

Alireza Mo'af, sekretari për çështje të Kur'anit dhe Ehli Bejtit (a.s.) i Ministrisë së Kulturës dhe Edukimit Islamik të Iranit, gjithashtu në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti kur'anore, vlerësoi se Garat Ndërkombëtare të Kur'anit të Shenjtë në Iran aktualisht janë një prej garave më kredibile kur'anore në botën islam, dhe tha: "Në një kohë konkursi kur'anor i Arabisë Saudite, Egjiptit, Malajzisë dhe i disa vendeve të tjera kanë qenë me kredibilitet më të madh, mirëpo sot këto Garat Ndërkombëtare të Kur'anit në Iran gëzojnë një kredibilitet më të madh në botën islame, gjë që është për t'u lavdëruar dhe vlerësuar puna e organizatorëve të këtij aktiviteti kur'anor. Garat ndërkombëtare të Kur'anit të shenjtë pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran kanë shënuar një zhvillim dhe përparim të mirë. Për shembull, nga aspekti i numrit të degëve kur'anore, dikur ky konkurs dikur ishte një konkurrencë e kufizuar vetëm në degën e recitimit me melodi dhe hifzit ose mësimit përmendësh, mirëpo tani kjo konkurrencë është zgjeruar më shumë dhe zhvillohet edhe në fusha të tjera siç është komentimi, konceptet dhe domethënia dhe hifzi tematikë dhe ne kemi lëvizur më shumë në drejtim të çështjeve përmbajtësore dhe tematike".

Su Ibrahim, nxënës 16 vjeçar nga qyteti Abixhan i Bregut të Fildishtë, në kohën kur përgatitej për të recituar me melodi Kur'anin e shenjtë, kishte një pasion dhe entuziazëm për t'u lavdëruar. Ai tha: "Unë e kam mësuar përmendësh Kur'anin e shenjtë përgjatë 3 viteve. Edhe pse në vendin tim ekzistojnë disa qendra islamike për mësimin e Kur'anit të shenjtë për myslimanët, mirëpo unë nuk kam pas rastin të marrë pjesë në procesin mësimor të këtyre qendrave, por vetë me përpjekje, durim e punë të palodhshëm e kam mësuar përmendësh Kur'anin e shenjtë". Su Ibrahim duke folur për qëllimin e mësimit dhe përhapjes së njohurive të Kur'anit të shenjtë për të tjerët, deklaroi: "Kur'ani i shenjtë duhet të jetë i rrjedhshëm dhe të zbatohet në jetën tonë në mënyrë që në të gjitha kushtet dhe rrethanat të veprojmë sipas urdhëresave të Kur'anit të shenjtë. Njohja ime me Republikën Islamike të Iranit është bërë përmes personalitetit të Imam Khomejnit (ra) i cili ka luajtur një rol shëmbëlltyrë për të gjithë besimtarët myslimanët e botës në epokën bashkëkohore dhe pas lidhjes dhe kualifikimit në Garat Ndërkombëtare të Kur'anit të Shenjtë në Iran, u njohja më shumë me këtë vend islamik dhe e lus Zotin e madhëruar që ta mbrojë dhe ta ndihmojë Iranin dhe popullin iranian nën strehimin e Kur'anit të shenjtë!".

Su Ibrahim është një nxënës 16 vjeçar nga Bregu i Fildishtë që ka marrë pjesë në sesionin e 38-të të Garave Ndërkombëtare të Kur'anit të Shenjtë në Iran.

Hoxhetul-Islam Sejed Mahdi Khamushi, përfaqësuesi i Vilajeti Fakih dhe kryetari i Organizatës së Vakëfeve dhe Çështjeve Bamirëse të Iranit, duke folur për nevojën e zbatimit të udhëzimeve të ajeteve të Kur'anit të shenjtë në ceremoninë përmbyllëse të këtij konkursi kur'anor, ka deklaruar: "I njderi Shejkh Hor Ameli në një transmetim në lidhje me leximin e Kur'anit të shenjtë, ka thënë: "Mësojeni Kur'anin e shenjtë dhe mësojani atë të tjerëve. Kur'ani i shenjtë në ditën e Kiametit shfaqet në formën më të bukur të mundshme. Zoti i madhëruar i drejtohet Kur'anit të shenjtë, ngrehe kokën dhe do të japë çfarëdo që të dëshiron dhe do ta plotësojë çdo lutje. Ndërmjetëso e kërko falje për dikë dhe unë do ta plotësojë atë lutje. Si i ke gjetur robërit e mi? Atëherë Kur'ani i shenjtë vendoset përball çdo robi dhe flet në lidhje me atë rob të Zotit. O Zoti im, disa nga këta njerëz të ringjallur në skenën e ringjalljes, kanë qenë njerëz të cilët më kanë mësuar mua përmendësh dhe nuk kanë lëshuar asgjë nga udhëzimet e mia. Disa janë prej njerëzve të cilët më kanë zhvlerësuar mua dhe nuk kanë punuar sipas ajeteve të mia dhe kanë anashkaluar të vërtetën time dhe më kanë veshur gënjeshtra mua. Zoti i madhëruar atëherë i drejtohet Kur'anit dhe i thotë: "Betohem në dinjitetin dhe lartmadhërinë time dhe në mëshirën e shkallës time, nëpërmjet teje jap shpërblimet më të mira dhe nëpërmjet teje, do të jap dënimet më të këqija ndaj robërve të mi". Duhet të kemi parasysh se fjalët e Zotit të madhëruar, janë shpallje hyjnore. Çfarëdo që dëshirojmë, është në Kur'anin e shenjtë. Zoti i madhëruar e lidh njeriun e dheut me qiejt më të lartë dhe nëpërmjet Kur'anit të shenjtë dëshiron që ne të arrijmë në lumturi dhe në përkryerje në këtë botë dhe të arrijmë në rrugën e udhëzimit hyjnor. Nëse nuk do të vinte shpallja hyjnore, secili prej neve do të mbeteshim në injorancë".

Eksperienca e zhvillimit me plotë gjallëri të këtij sesioni të konkurrencës ndërkombëtare të Kur'anit të shenjtë në rrethanat e veçanta të pandemisë së virusit Korona, tregon se njerëzimi me të gjitha dobësitë që ka, vetëm me anë të forcimit të aspektit shpirtëror mund ta gjejë rrugën e lumturisë së vet dhe ta kalojë atë me sukses. Cilësia e lartë e leximit dhe recitimit me melodi që është realizuar gjatë këtij sesioni, është për t'u vlerësuar dhe duke falënderuar Zotin e madhëruar, organizatorët e këtij aktiviteti bëjnë përpjekje që të krijojnë kushte e rrethana që të tregohet më shumë vëmendje, të vendosen më shumë lidhje dhe të kuptohet më shumë Kur'ani i shenjtë për të gjithë dhe sidomos për të rinjtë dhe moshat adoleshente në të gjitha vendet e botës, duke përfshirë edhe Republikën Islamike të Iranit në mënyrë që të krijohen kushte për formimin e një Umeti të Unifikuar Kur'anor. Muhamed Mahdi Ismaili, ministri i kulturës dhe edukimit islamik të Iranit, në ceremoninë e mbylljes së këtij konkursi kur'anor, deklaroi: "Esencialisht fitorja e Revolucionit Islamik dhe formimi i sistemit shtetëror të Republikës Islamike në Iran, është një prej formave më të rëndësishme të zbatimit të mësimeve të Kur'anit të shenjtë në jetën e përditshme të njerëzve në botën e sotshme". Ai duke vë në dukje moton e këtij sesioni të konkursit kur'anor "Një Libër, Një Umet", tha: "Me kuptimin e vërtetë të fjalës, nëse do të zbatojmë mësimet dhe udhëzimit të Kur'anit të shenjtë, do ta kemi një Umet të madh. Revolucioni Islamik ka realizuar idenë e Umetit Islamik dhe ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë dhe në këtë drejtim nuk kemi opsion tjetër, përveçse të kapemi për litarin e Kur'anit të shenjtë. Në të gjitha sferat e jetës dhe veprimtarisë tonë duhet ta kemi Kur'anin e shenjtë shembull dhe program për jetën tonë".

Në fund të sesionit të 38-të të konkursit ndërkombëtar të Kur'anit të shenjtë u shpallen edhe fituesit e këtij konkursi në degë të ndryshme:

Në degën e lesximit: Hadi Movahed Emin nga Republika Islamike e Iranit, Themerudin Samadov nga Taxhikistani, Uvejs Ahmedjan nga Afganistani.

Në degën e hifzit të gjithë Kur'anit për meshkujt: Husan Muhamed Bekur nga Siria, Muhamed Rof'at El-Bena nga Indonezia, Mejsam Safar Ahmed nga Kenia.

Dega e recitimit me melodi: Sejed Hoxhat Arhami nga Republika Islamike e Iranit, Husejn Ibrahim nga Egjipti, Mustafa Zahed nga Maroku.

Dega e hifzit të gjithë Kur'anit për femra: Tahire Najibi Movahed nga Republika Islamike e Iranit, Zahra Abdulxhabar nga Iraku, Ashura Emani nga Tanzania.

Fituesit e konkurrencës për të verbrit në grupin e meshkujve: Umidreza Rahimi nga Republika Islamike e Iranit, Rami Tahami nga Siria, Ahmed Xharullah Abdullah nga Iraku.  

Fituesit e konkurrencës për të verbrit në grupin e femrave: "Fatime Jones nga Liban, Merjem Shafi'i nga Republika Islamike, Fatime Ali Xhabr nga Iraku.

Tags