Pikëpamja e Liderit Suprem ( Mesazhi i liderit për haxhin, mësimdhënës dhe informues)
(last modified Tue, 05 Sep 2017 09:42:36 GMT )
Shtator 05, 2017 11:42 Europe/Tirane

Një pjesë e mesazhit të Liderit Suprem, Ajetollah Khamenei për ceremoninë e Haxhit, thotë: Haxhi mund të ngrejë lartë pozitën morale të njeriut besimtar dhe të formojë një njeri të ndritur e me vlera të larta dhe t’a shndërrojë atë në një element të ditur, të guximshëm, aktiv dhe luftëtar.

Në nëntor të vitit 1979, d.m.th. 9 muaj pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit për herë të parë imam Khomeini (ra), dha një mesazh për pelegrinët e Haxhit. Në këtë mesazh ai përcolli filozofinë e Haxhit dhe rolin e tij në zgjimin islamik të botës islame. Pas atij viti, për çdo vit vetëm imami dhe pas tij Ajetollah Khamenei, lideri aktual i revolucionit islamik në Iran, me rastin e ceremonisë së haxhin, përcjellin mesazhe udhëzuese, mësimdhënëse dhe informuese për haxhinjtë dhe myslimanët e tjerë. Edhe sivjet për myslimanët e Haxhit dhe për të gjithë myslimanët e botës është lexuar mesazhi i liderit suprem ku janë përcjellë disa pika të rëndësishme dhe udhëzuese.

 

Mesazhi i sivjetshëm i Ajetollah Khamenei, është përqendruar në aspektin fetar dhe politik të Haxhit dhe ka shtjelluar gjendjen aktuale në botën islame. Lideri Suprem në fillim të mesazhit të tij lidhur me Haxhin dhe ndikimet e tij ka thënë: Falënderojmë Zotin e Madh që edhe këtë vit u mundësoi miliona myslimanëve nga e gjithë bota të kryejnë ritualin e Haxhit, për të përfituar nga mirësitë e panumërta të tij dhe në ditët dhe netët, orët e të cilave janë aq të shtrenjta e të begata, si një eksir mrekullibërës të pastrojnë zemrat dhe shpirtrat e tyre pranë shtëpisë madhështore të Zotit dhe të kryejnë me përpikmëri ibadetet, zikret dhe lutjet e tyre. Lideri suprem gjithmonë në mesazhet e tij ka theksuar se haxhi është një mundësi e jashtëzakonshme për haxhinjtë dhe pelegrinët që ata të arrijnë përsosmërinë e tyre shpirtërore dhe fetare duke zbatuar ritualet e caktuara nga Zoti. Të gjitha rituale në ceremoninë e Haxhit përmbajnë pika të hollësishme dhe të thella për tu afruar sa më shumë me Zotin.

 

Lideri Suprem në vazhdim të mesazhit të tij, haxhin e quajti një ibadet plot të fshehta dhe tha se shtëpia e shenjtë është një vend plot me begati hyjnore dhe simbol i të dukshmes dhe të padukshmes së Zotit të Plotfuqishëm. Sot fatkeqësisht disa faktorë të caktuar mundohen ta prezantojnë haxhin si një çështje individuale, ndikimet fetare të të cilin janë vetëm tek ai person. Mirëpo ceremonia e Haxhit dhe ritualet e tij tregojnë se ky rit ka ndikim personal dhe social. Lideri suprem lidhur me ndikimin e Haxhit thotë: Haxhi mund të ngrejë lartë pozitën morale të njeriut besimtar dhe të formojë një njeri të ndritur e me vlera të larta dhe t’a shndërrojë atë në një element të ditur, të guximshëm, aktiv dhe luftëtar. Në këtë ritual madhështor e të pakrahasueshëm, shpalosen shumë aspekte shpirtërore, politike, personale e sociale, për të cilat sot shoqëria islame ka nevojë më shumë se kurrë. Është fakt se harrimi i ndikimit social dhe politik të Haxhit ndikon rëndë në shoqërinë islame, e cila në këtë mënyrë privohet nga ndikimi i jashtëzakonshëm i Haxhit.

 

Ajetollah Khamenei në meazhin e tij, shtjelloi nevojat e shoqërisë për efektin fetar dhe politik të haxhit. Ai përmendi kërcënimet fetare dhe sulmin propagandues psikologjik të perëndimit, i cili duke shfrytëzuar mjete të tilla si interneti, televizioni, lojërat kompjuterike, etj., po mundohet të devijojë dhe mashtrojë myslimanët dhe të zbatojë politikat e tij hegjemoniste duke përçarë myslimanët dhe duke krijuar luftë mes tyre, gjë e cila vendet islamike i kthen në një ferr të pasigurisë dhe përçarjes. Sa i përket kësaj lideri suprem i revolucionit islamik ka thënë: Haxhi mund të jetë ilaçi kurues i këtyre dy sëmundjeve të mëdha të ummetit islam. Haxhi mund të pastrojë ndryshkun nga zemrat dhe t’i mbushë ato me dritën e besimit dhe diturisë dhe t’i hapë sytë para realiteteve të hidhura të botës islame, të forcojë vullnetet për tu përballur me këto realitete, t’i forcojë hapat e të përgatisë duart dhe mendjet për një lëvizje madhështore. Sot, bota islame është përfshirë nga pasiguria, pasiguria morale e shpirtërore dhe pasiguria politike. Faktori kryesor i kësaj situate është neglizhenca jonë dhe sulmet e pamëshirshme të armiqve. Ne, përballë agresioneve të armiqve mizorë nuk zbatuam obligimin tonë fetar dhe logjik.  Harruam edhe ashpërsinë ndaj armiqve, edhe mëshirën ndaj njëri-tjetrit. Me fjalë të tjera ceremonia e Haxhit është një mundësi më shumë për tu përballur me sistemin propagandues të perëndimit dhe nga ana tjetër faktor për tu përballur me komplotet e armiqve të islamit.

Në ajetin 29 të sures El Fet-h thuhet:

« مُحَمَّدٌ رَسولُ اللَّهِ ۚ وَالَّذینَ مَعَهُ أَشِدّاءُ عَلَى الکُفّارِ رُحَماءُ بَینَهُم ....

29. Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i shehkah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë pre All-llahut që të ketë mëshir dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi) Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.

Lideri suprem në vazhdim të mesazhit të tij duke i kushtuar vëmendje gjendjes se papërshtatshme të ummetit islam, mbështetet tek ky ajet dhe thotë: Sot, bota islame është përfshirë nga pasiguria, pasiguria morale e shpirtërore dhe pasiguria politike. Faktori kryesor i kësaj situate është neglizhenca jonë dhe sulmet e pamëshirshme të armiqve. Ne, përballë agresioneve të armiqve mizorë nuk zbatuam obligimin tonë fetar dhe logjik.  Harruam edhe ashpërsinë ndaj armiqve, edhe mëshirën ndaj njëri-tjetrit. Si rezultat, armiku sionist zbaton komplote në zemër të gjeografisë së Botës Islame, ndërsa ne harrojmë detyrën primare që është shpëtimi i Palestinës dhe hidhemi në luftëra të brendshme në Siri, Irak, Jemen, Libi dhe Bahrejn dhe përballemi me terrorizmin në Afganistan, Pakistan etj. Këtë e tregon edhe realitetit i botës islame sot. Disa prej krerëve të vendeve islamike u kanë shtrirë dorën e tyre të miqësisë armiqve të islamit si qeveria amerikane ndërkohë që ata kanë ngritur dorën e armiqësisë ndaj vëllezërve dhe kombeve të tjera myslimane. Këtë e tregon edhe situate e hidhur në Siri, Irak, Jemen, Libi dhe Afganistan.

Trump në Arabinë Saudite

Megjithatë lideri suprem bën thirrje për zgjimin, informimin dhe unitetin mes vendeve islamike dhe shpresoi për zgjidhjen e problemeve aktuale të botës islame.  Ai unifikimin e botës islame e cilësoi përgjegjësi të krerëve të vendeve islamike, dijetarëve fetarë dhe politikë dhe përgjegjësit kulturorë në botën islame. Në një pjesë të mesazhit të tij Ajetollah Khamenei thotë: Krerët e vendeve islamike si dhe personalitetet politike, fetare dhe kulturore të Botës Islame duhet të mbajnë mbi supe përgjegjësi të rënda: përgjegjësinë e krijimit të unitetit dhe të largimit të të gjithëve nga armiqësitë etnike dhe fetare, përgjegjësinë e informimit të popujve mbi taktikat e armikut dhe mbi tradhtinë e fuqive arrogante e të sionizmit, përgjegjësinë e përgatitjes  së të gjithëve për rezistencë ndaj armikut në fushat e ndryshme të luftës së butë e të fortë, përgjegjësinë emergjente të ndaljes së zhvillimeve katastrofike mes vendeve islame ku sot shembuj të hidhur si lufta në Jemen kanë shkaktuar shqetësim dhe protesta në mbarë botën, përgjegjësinë e mbrojtjes së minoriteteve të shtypura myslimane si myslimanët e përvuajtur në Mianmar, dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, përgjegjësinë e mbrojtjes së Palestinës dhe të bashkëpunimit pa kushte me një popull, i cili po reziston për 70 vite për çlirimin e tokës së tij të pushtuar. Lideri suprem të gjitha problemet e rëndësishme të botës islame i ka përmendur në këtë pjesë të mesazhit të tij, i cili theks të veçantë ka vendosur në mbrojtjen e popullit të Palestinës, që është një prej aspiratave të përhershme të Republikës Islamike të Iranit, kjo sepse zhvillimet në Azinë perëndimore janë bërë shkak që çështja e Palestinës të lihet në harresë nga disa qeveri arabe. Të tilla qeveri kanë parashtruar edhe planin e miqësisë me regjimin sionist që është pushtues i Palestinës, dhe vrasës, burgosës dhe evakuues i popullit palestinez.

Shtypja e palestinezëve nga ana regjimit sionist


Ajetollah Khamenei në mesazhin e tij për haxhinjtë theksoi se popujt myslimanë duhet të zbatojnë përgjegjësitë që kanë kundrejt qeverive të tyre, ndërsa dijetarët dhe mendimtarët duhet të kenë vullnet të mirë në zbatimin e qëllimeve të drejta. Më tutje lideri suprem përmendi premtimin hyjnor për shpërblim dhe ka thënë: Këto përgjegjësi të mëdha rëndojnë mbi supet e të gjithë neve. Popujt duhet të kërkojnë llogari nga qeveritë për këto përgjegjësi dhe intelektualët duhet të përpiqen me vendosmëri të fortë dhe me vullnet të mirë për zbatimin e këtyre përgjegjësive. Të tilla veprime bëhen shkak për fitoren e fesë së Zotit dhe padyshim që do të sjellin realizimin e premtimit Hyjnor për fitoren e Zotit. Këto janë një pjesë e mësimeve të Haxhit dhe shpresoj që t’i kuptojmë dhe zbatojmë ato. Me të tilla fjalë lideri suprem ka sinjalizuar ajetin 7 të sures Muhammed ku thuhet:

7. O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja.  

Padyshim se përpjekja për unifikimin e ummetit islam dhe shpëtimin e myslimanëve nga zgjedha e armiqve të islamit, është një veprim në ndihmë të fesë së Zotit. Ajetollah Khamenei nuk harroi edhe martirët e tragjedisë së vitit 2015 në Mina, ku humbën jetën me mijëra haxhin dhe në fund të mesazhit të tij tha: Uroj që të gjithë juve t’ju pranohet Haxhi dhe duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të Minas dhe Mesxhid’ul Haramit, e lus Zotin t’i mëshirojë ata.

 

Tags