Thirrjet qiellore (Speciale për muajin e shenjtë të Ramazanit)
(last modified Wed, 06 Jun 2018 09:36:24 GMT )
Qershor 06, 2018 11:36 Europe/Tirane

Në këtë edicion do të flasim rreth nevojës për nënshtrim e njeriut besimtar dhe ndjekjen e përgjegjësve të çështjeve të tij (udhëheqësit)  

Miq të nderuar duke e lutur Zotin që të pranojë adhurimin dhe ibadetin tuaj në muajin e gostisë hyjnore, iu ftojmë të na ndiqni me edicionin e radhës së programit “Thirrjet qiellore. Në edicionin e kaluar nga gjuha e Kur’anit të shenjtë paraqitem përfundimin e papërshkrueshëm të besimtarëve dhe të atyre që ndjekin devotshmërinë, të hyrjes së tyre në parajsën e përhershme duke u shoqëruar me përshëndetjen e engjëjve. Parajsa është një prej simboleve të vogla të shpërblimit dhe rezultatit të punës së besimtarëve të devotshëm. Ata me përpjekje më të mëdha dhe duke shtuar edhe më shumë kontributin e tyre në devotshmëri, mund të arrijnë në majat më të larta të besimit dhe devotshmërisë duke u afruar pranë Fronit Hyjnor. Për këtë arsye, Kur’ani i shenjtë pas parajsës dhe lumenjve të rrjedhshëm në atë, ka përshkruar pozitën e lartë të tyre pranë Fronit Hyjnor dhe thotë: “Në pozitën e sinqeritetit, ata vendosen pranë Sunduesit të plotfuqishëm të botës së ekzistencës”. (Surja Rrahman, ajeti 55). Në një ajet tjetër thuhet: “Në ditën kur i ringjallim besimtarët e devotshëm (për) gostinë e Zotit të mëshirshëm dhe bujar”. (Surja Merjem, ajeti 85).

Me padyshim se për të arritur në një pozitë kaq të lartë dhe për të qenë i pranishëm pranë Fronit Hyjnor, në këtë botë duhet ruajtur ndërtesa e lartë e devotshmërisë dhe duhet shtuar qëndrueshmëria e saj në mënyrë që ajo të mos dëmtohet nga tërmetet e sjelljeve dhe fjalëve të papëlqyeshme. Faktori kryesor më i rëndësishëm që mund të forcojë edhe më tepër qëndrueshmërinë e themelit të besimit dhe devotshmërisë, është nënshtrimi i plotë dhe i sinqertë ndaj urdhrave të Zotit dhe të Profetit të Zotit. Për këtë arsye Kur’ani i shenjtë thotë:

“O ju që keni besuar, nënshtrojuni Zotit dhe të Dërguarit të Tij dhe përgjegjësve të çështjeve që janë nga mesi i jua...!”. Në këtë ajet, nënshtrimi para Zotit dhe të Dërguarit të Tij është plotësisht i qartë dhe është e pamundur që një person i cili ka besim dhe devotshmëri të palëkundur, të mos nënshtrohet para Zotit dhe të Dërguarit të Tij. Ky është një kriter i qartë për të përcaktuar dhe për të dalluar ata të cilët përgjatë gjithë historisë dhe periudhës aktuale i janë nënshtruar plotësisht urdhëresave dhe ndalesave të Zotit dhe të Dërguarit të Tij nga ata të cilët me hipokrizi paraqiten si besimtarë, mirëpo veprojnë përkundër urdhrave të Zotit dhe të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..

Në lidhje me frazën tjetër të këtij ajeti, do të thotë “ulil emri minkum” komentuesit e Kur’anit të shenjtë kanë mendim të ndryshme. Në komentimet e shkollës shiite shembull i qartë i kësaj shprehje janë imamët ma’sum dhe nënshtrimi ndaj urdhrave të tyre është si nënshtrimi ndaj urdhrave të Zotit dhe të të Dërguarit s.a.v.s.. Disa komentues të tjerë kuptimin e ajetit e përgjithësojnë dhe mendojnë: “Udhëheqësit të cilët vazhdojnë rrugën e rrugën e Zotit dhe të të Dërguarit të Tij dhe veprojnë në rrugën të cilën e kanë dëshiruar ata, janë  ripërtërirës të së vërtetës dhe luftues kundër të pavërtetës. Ata janë zbatues të drejtësisë dhe luftojnë padrejtësinë dhe diskriminimin dhe gjithnjë synojnë ngritjen e flamurit të Islamit dhe rrëzimin e flamurit të idhujtarisë. Këta janë shembuj të “ulil rmr”, prandaj nënshtrimi ndaj urdhrave të tyre gjithashtu konsiderohet obligim. Pavarësisht kësaj, gjithmonë paraqiten disa mosmarrëveshje ose mendime të ndryshme në lidhje me parimet parësore ose sekondare të fesë. Në raste të tilla, Kur’ani i shenjtë ka përcaktuar detyrën e tyre dhe thotë: “Pra, çdo herë kur keni mosmarrëveshje në lidhje me çështje të ndryshme, paraqiteni atë çështje pranë Zotit dhe të Dërguarit të Tij!”. Kjo është për arsye se është e pamundur që Zoti dhe i Dërguari i Tij të mos paraqesin ndonjë rrugëzgjidhje për mënjanimin e mosmarrëveshjeve dhe për krijimin e unitetit.

Ky është një parim i rëndësishëm i cili është neglizhuar pas vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe si pasojë e kësaj neglizhence, aktualisht po përballemi me kaq shumë mosmarrëveshje në botën islame. Çdo grup dhe lëvizje po ndjek një rrugë të veçantë, duke mos marrë parasysh këtë fakt se a është me të vërtetë kjo rrugë pikërisht ajo të cilën e ka prezantuar Zoti dhe i Dërguari i Tij apo jo. Nëse do të ishte kështu, me padyshim se sot në botën islame nuk do të kishte asgjë tjetër, përveç bashkimit dhe unitetit.

Me qëllim që ta dimë se cilët persona ndjekin rrugëzgjidhjen e Kur’anit të shenjtë dhe në kohën e mënjanimit të mosmarrëveshjes, i referohen Zotit dhe të Dërguarit të Tij, po sjellim frazën e fundit të ajetit i cili ka trajtuar këtë çështje duke thënë: “Nëse keni besim në Zot dhe në botën tjetër, (duhet të veproni në këtë mënyrë) sepse ky është përfundimi më i mirë dhe më i pëlqyeshëm”. (Surja Nisa, 59). Prandaj nuk ka mundësi që një person të besojë në Zot dhe në ditën e Kiametit dhe përsëri të insistojë në pikëpamjet e tij individuale dhe grupore, edhe pse pikëpamja e tij mund të jetë në kundërshtim me fjalën e Zotit dhe mendimin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Edhe kjo çështje gjithashtu tërheq vëmendjen në frazën e fundit të ajetit ku thuhet se referimi i çështjeve në çfarëdo fushe pranë Zotit dhe të Profetit s.a.vs., është rrugëzgjidhja më e mirë, sepse Zoti dhe i Dërguari i Tij paraqesin rrugëzgjidhjet më të mira për mënjanimin e mosmarrëveshjeve dhe vendosjen e unitetit dhe solidaritetit në shoqërinë njerëzore.

E lusim Zotin e madhëruar që ky udhëzim strategjik i Kur’anit të shenjtë të inspirojë botën islame dhe në të ardhmen e afërt të shohim madhërinë dhe lulëzimin e Umetit Islam.

Tags