Në zimbajtje të Hazretit Fatime (s.a.)
(last modified Tue, 05 Feb 2019 06:24:50 GMT )
Shkurt 05, 2019 07:24 Europe/Tirane
  • Në zimbajtje të Hazretit Fatime (s.a.)

Sot ndodhemi në përvjetorin e martirizimit të vajzës së nderuar të Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe bota islame është në zimbajtje për vdekjen e kësaj zonje të nderuar të Islamit. Me këtë rast duke shprehur ngushëllime me rastin e përvjetorit të martirizimit të Hazretit Fatime (s.a.), në këtë edicion do të paraqesim disa fraza të shkurtra nga ligjërata e saj të cilën e ka mbajtur në ditët e fundit të jetës së saj të shkurtër, por me plotë begati.

Këto ditë janë ditë të zimbajtjes së dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.) për Hazreti Fatimen (s.a.). Hazreti Fatimja që Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. çdo herë kur përmallohej për parajsën, e përqafonte atë dhe nuhaste aromën e saj. Hazreti Fatimja (s.a.) është ajo të cilën Hazreti Muhamed s.a.v.s. e quante "Nëna e Babait" dhe "Pjesë e Trupit Tim" dhe ka thënë: "Oj Fatime, Zoti i madhëruar hidhërohet me hidhërimin tënd dhe kënaqet me kënaqësinë tënde".

Po, Fatimja e cila është një prej të dashurve të Zotit, jo vetëm është e kënaqur me kënaqësinë e Zotit dhe hidhërohet me hidhërimin e Zotit, prandaj ajo në horizontet e larta ka arritur deri në një pozitë së Zoti i madhëruar është i kënaqur me kënaqësinë e Hazreti Fatimes dhe hidhërohet me hidhërimin e Hazreti Fatimes (s.a.).

Pavarësisht kësaj, Hazreti Fatime (s.a.), ky kujtim i Zotit, vdiq në një moshë shumë të re në mënyrë shumë enigmatike dhe të panjohur deri në atë masë sa që nuk ka mbetur asnjë shenjë as nga varri i saj. Nuk dihet se ajo a është varrosur në Xhaminë e Profetit s.a.v.s. pranë babait të saj apo në varrezat Baki'e apo në ndonjë vend tjetër! Në të vërtetë çfarë tregon kjo mungesë e gjurmëve?

Sot në përvjetorin e martirizimit të vajzës së nderuar të Hazretit Muhamed s.a.v.s., bota islame është futur në zimbajtje. Me këtë rast duke shprehur ngushëllime me rastin e përvjetorit të martirizimit të Hazretit Fatime (s.a.), në këtë edicion do të paraqesim disa fraza të shkurtra nga ligjërata e saj të cilën e ka mbajtur në ditët e fundit të jetës së saj të shkurtër, por me plotë begati. E lusim Zotin e madhëruar që gjithmonë neve të na vendos në rrugën e ndritshme të kësaj zonje të madhe.

Ligjërata e Hazretit Fatime (s.a.) në xhaminë e Medinës e cila është e njohur me emrin "Ligjërata e Fadak", është një ligjëratë shumë e bukur dhe njohësit e oratorisë kanë mbetur të mahnitur me ëmbëlsinë e shprehjes, forcën e argumentimit dhe pastërtisë, shprehjen e metaforave dhe idiomave të ndryshme si dhe me larminë e tematikës. Bahudin Arbali, historian dhe njohës i madh i hadithëve profetike i shekullit VII hixhri kameri, në lidhje me këtë ligjëratë, shkruan: "Kjo është një ligjëratë nga e cila rrezon drita e profetësisë dhe nga ajo shpërndahet aroma e bukur e shpalljes hyjnore dhe shumë dijetarë sunitë dhe shiitë e kanë cituar atë në librat dhe veprat e tyre".

Kjo ligjëratë në aspektin sipërfaqësor siç duket është mbajtur në shenjë proteste ndaj uzurpimit të kopshtit Fadak nga ana e khalifit të parë të Shtetit Islam. Fadak ishte një rajon i vogël në periferi të Medinës e cili për shkak se kishte burime të mjaftueshme të ujit, kishte shumë pemë të hurmave dhe jepte prodhime shumë të mira. Në vitin e 7 hixhri kameri, ushtria islame arriti të ngadhënjejë kundër forcave të hebrenjve dhe të pushtojë kështjellën e Hejberit e cila ishte baza kryesore e hebrenjve. Hebrenjtë rajonit Fadak sapo morën lajmin e pushtimit të kalasë së Hejberit nga ushtria myslimane, dërguan përfaqësuesit e tyre pranë Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe rajonin Fadak ia dorëzuan atij. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s sipas dëshmisë së komentuesve dhe dijetarëve sunitë dhe shiitë, pas zbritjes së ajetit 22 të sures Isra' i cili thotë "Jepe të drejtën e të afërmve!" tokat e rajonit Fadak ia dhuroi Hazretit Fatime (s.a.).

Mirëpo pas vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. brenda disa ditëve u bënë zhvillime shumë të mëdha në shoqërinë islame dhe në Shtetin Islam të cilat nganjëherë shumë vështirë janë për t'u besuar. Dhjetë ditë pas vdekjes së Hazretit Muhamed s.a.v.s., khalifi i parë i Shtetit Islam dëboi punëtorët dhe përzgjedhësit e Hazreti Fatimes (s.a) nga Fadaku dhe caktoi person tjetër përgjegjës për këto toka dhe në këtë mënyrë ai uzurpoi Fadakun. Prandaj, Hazreti Fatime (s.a.) pikërisht për këtë arsye, shkoi në xhaminë e Profetit për të marrë të drejtën e vet.

Kur u përhap lajmi se vajza e Profetit s.a.v.s. dëshiron t'i drejtohet njerëzve me një fjalim në xhaminë e Profeti s.a.v.s., të gjithë njerëzit u mblodhën në xhami dhe rreth saj. Për hyrjen e vajzës së Profetit s.a.v.s. në xhami në mesin e njerëzve dhe në ambientin e xhamisë, në një qoshe të xhamisë vendosen një perde dhe Hazreti Fatime (s.a.) ecte në mesin e grave të cilat e rrethonin atë dhe hyri në xhami. Hazreti Fatime (s.a.) bënte hapa si Profeti s.a.v.s.. Njerëzit thuajse dëgjonin tingujt e hapave të Profetit s.a.v.s. dhe kur ajo filloi të fliste në xhami, thuajse dëgjonin zërin e Hazretit Muhamed s.a.v.s..

Image Caption

Hazreti Fatiume (s.a.) hyri në xhami dhe kjo ishte hera e parë që Hazreti Fatime (s.a.) pas vdekjes së Profetit s.a.v.s., hynte në xhami në Medine. Me të shikuar vendin e zbrazët të Hazretit Muhamed s.a.v.s. në xhami, Hazreti Fatime (s.a.) lëshoi një rënkim të thellë nga zemra e saj që digjej nga malli. Mjaftoi vetëm një rënkim dhe atë pa asnjë fjalë që të dridhen zemrat e njerëzve dhe të mbushen me lot sytë e tyre. Ajo pastaj fjalën e vet filloi duke falënderuar dhe lavdëruar Zotin e madhëruar dhe duke dërguar Salavate dhe përshëndetje për Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s.. Duke dëgjuar zërin e kujtimit të Hazretit Muhamed s.a.v.s. në xhami, njerëzit shpërthyen përsëri në vaj. Hazreti Fatime (s.a.) për të dytën herë heshti dhe pastaj me qetësi të plotë, fjalën e saj e filloi në këtë mënyrë: "Falënderuar qoftë Zoti i madhëruar për të gjithë ato që nga ka dhuruar dhe për atë që ka inspiruar zemrat! Falënderuar qoftë Zoti i lartësuar i cili ka dhuruar mirësi të panumërta dhe të cilat kurrë nuk mund të paguhen nga njeriu dhe kurrë nuk mund t'u dihet fundi i tyre!"

Hazreti Fatime (s.a.) në fillim të ligjëratës flet në lidhje me mirësitë e Zotit dhe në lidhje me atë që bëhet shkak për vazhdimin e këtyre mirësive të dhuruara dhe për mëshirën e Zotit. Më pas kthehet në çështjen e besimit në Zotin një dhe profetësisë dhe flet për Hazreti Muhamed s.a.v.s. dhe mundin që ka bërë ai për udhëzimin dhe shpëtimin e njerëzve nga rruga e humbur. Hazreti Fatime (s.a.) pastaj thotë: "Babai im pasi që e përfundoi misionin e tij hyjnor, Zoti i madhëruar praninë e tij pranë Fronit Hyjnor dhe në radhët e engjëjve të afërt të Zotit të Madhëruar, e preferoi më shumë se sa botën për Hazretin Muhamed, prandaj e mori atë pranë vetes". Me këtë shprehje, Hazreti Fatime (s.a.), për të gjithë e bëri të qartë se Profeti Muhamed s.a.v.s. edhe ai ishte si të gjithë njerëzit e tjerë dhe vdekja i erdhi edhe atij.  

Hazreti Fatime (s.a.) në këtë ligjëratë, e prezanton veten për të gjithë të cilët edhe më parë e njihnin atë dhe nëpërmjet fjalëve të saj, paraqet edhe çështjen kryesore të Islamit dhe thotë: "O njerëz, dijeni se unë jam Fatimja dhe babai im është Hazreti Muhamed s.a.v.s.. Atë çfarë po e them është e vërtetë nga fillimi deri në fund. Nuk po flas as fjalë të kota dhe nuk po bëj asnjë veprim të padrejtë. Pra, nëse do të hulumtoni dhe ta njihni atë, e kuptoni se ai ka qenë babai im dhe jo babai juaj, ai ka kishte besëlidhje vëllazërore me djalin e mixhës dhe bashkëshortin tim". Do të thotë nëse e njihni babanë tim, dijeni se ai ka lidhur besëlidhje vëllazërore me djalin e mixhë së vet dhe bashkëshortin tim, gjë që nuk e ka bërë me asnjë prej burrave tuaj. Vetëm Aliu është që ka bërë besëlidhje vëllazërore me atë Profet s.a.v.s.. Kjo është për arsye se kur Hazreti Muhamed s.a.v.s. lidhi besëlidhje vëllazërore mes njerëzve, në këtë mënyrë vet ai bëri besëlidhje vëllazërore me Aliun dhe njihej se ai është vëllai i Profetit s.a.v.s., prandaj qëllimi i Hazretit Fatime (s.a.) nga të gjitha këto thënie është vërtetimi i të drejtës së Imam Aliut (a.s.) para njerëzve.

Image Caption

Hazreti Fatime (s.a.) më pas ka folur edhe për rrugën e humbur të njerëzve para shpalljes hyjnore të Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe ka thënë: "Unë jam vajza e apo atij i cili u ka shpëtuar juve nga e mjerimi i kësaj bote dhe nga dënimi në botën tjetër. Gjendja e jetës tuaj ishte në atë mënyrë që ju nuk kishit as ujë të pijshëm të shëndosh dhe as ushqim të shëndosh. Jeta juaj në këtë botë kalonte me mjerim dhe vëllavrasje. Përveç kësaj, ju keni qenë të humbur dhe idhujtar dhe ai ishte i cili iu njohu juve me Zotin dhe ka sjell fenë më të mirë për ju. Profeti s.a.v.s. iu ka udhëzuar juve drejt shkallëve më të lartë të përkryerjes njerëzore. Askush në botë nuk i ka bërë një shërbim të tillë njerëzimit. Në kohën kur Profeti s.a.v.s. ishte në mesin tuaj ka përjetuar vuajtjet më të mëdha dhe ka duruar vështirësitë më të mëdha dhe në këtë rrugë ishte Aliu ai i cili gjithnjë e ka ndihmuar atë. Nganjëherë në kohën kur ju me mendje të qetë vazhdonit jetën tuaj, Aliu për ta ndihmuar fenë e Zotit, e hidhte veten në gojën e kuçedrës. Më në fund fal punë, luftës dhe përpjekjeve të palodhshme të Profetit Muhamed s.a.v.s. dhe të Aliut (a.s.), Islami e vendos dhe u stabilizua në shoqëri dhe ju arritët në këtë nivel të nderit dhe krenarisë".

Hazreti Fatime (s.a.) pas kësaj parathënie thotë: "Derisa ishte gjallë Profeti Muhamed s.a.v.s., këto çështje ishin të pranuara nga të gjithë dhe të gjithë krenoheshin me këto. Mirëpo me vdekjen e tij, çfarë ka ndodhur në mesin tuaj? Pas vdekjes së babait tim në mesin tuaj u shfaqen prirje hipokrite dhe përçarëse dhe mbi ju ngadhënjeu djalli. Në vend që ta mbani dhe respektoni besën që i keni dhënë Profetit Muhamed s.a.v.s. dhe të mbështetni amanetin që u ka dorëzuar ai juve, të gjitha i keni harruar. Thuajse për ju ka mbetur vetëm emri i Islamit dhe keni harruar të vërtetën e Islamit".  

Hazreti Fatime (s.a.) tha të gjithë atë çfarë duhej të thuhej dhe e tha me një oratori të lartë dhe me një qartësi të pashembullt. Ajo edhe pse nuk arriti ta dërgojë Aliun (a.s.) në pozitën në të cilën e kishte vendosur ato Profeti Muhamed s.a.v.s. në ditën e Ghadirit i cili kishte thënë: "Çdo kush që më njeh mua për zotëri të tij, tani duhet ta njohë Aliun për zotëri të tij", mirëpo ajo në mënyrë të qartë arriti që ta shënojë të vërtetën në ballin e historisë. Hazreti Fatime (s.a.) Fadakun e bëri shkas për të protestuar kundër uzurpimit të khalifatit dhe devijimit nga rruga e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Nëse Fatime nuk do të fliste në këtë mënyrë dhe nuk do të merrte këtë iniciativë hyjnore, Aliu (a.s.) kurrë nuk do të arrinte në khalifat. Imam Aliu (a.s.) pas 25 viteve për një periudhë të shkurtë 4 vite e disa muaj, kishte marrë udhëheqjen e Shtetit Islam. Ai përgjatë kësaj periudhe pavarësisht tre luftërave të brendshme imponuese dhe shkatërruese, ka shfrytëzuar çdo rast dhe ka themeluar me dhjetëra parime kur'anore dhe vlera islame për udhëzimin dhe edukimin e individit dhe shoqërisë duke manifestuar e zbatuar parimet njerëzore të Kur'anit dhe Islamin e vërtetë dhe burimor. Ali (a.s.) përgjatë asaj periudhe të shkurtër arriti të ndërtojë qytetin ideal kur'anor në Kufe do të thotë pa varfëri, siç transmeton Ahmed Hanbel Shejbani, themeluesi i medhhebit Hanbeli, në veprën e tij "Fadaile Al-Sahabe" duke thënë se Aliu (a.s.) ka thënë: "Aktualisht në Kufe të gjithë kanë jetë të përshtatshme. Edhe punëtorët e profesioneve më të ulëta hanë bukë gruri, kanë shtëpi dhe pinë ujë të pastër dhe të shëndosh nga lumi Eufrat".

Image Caption

Edhe një herë shprehim ngushëllime për përvjetorin e martirizimit të Hazretit Fatime (s.a.) për të gjithë besimtarët myslimanë dhe në veçanti për dashamirësit e Ehli Bejtit (a.s.) dhe dërgojmë përshëndetjen tona për atë zonjë të madhe dhe të nderuar të Islamit! Kjo është për arsye se Hazreti Muhamed s.a.v.s. duke iu drejtuar Hazretit Fatime (s.a.), ka thënë: "Oj vajza ime, çdo kush që të përshëndet ty, Zoti i fal mëkatet atij dhe ai do të më bashkohet mua në parajsë". Selami dhe përshëndetja e Zotit qoftë mbi ty o kujtimi i Profetit dhe oj zonja e pastër dhe zgjedhur!

Tags