Dhjetor 14, 2019 16:05 Europe/Tirane
  • Raporti special për sesionin e tretë të ndarjes së çmimit

Ceremonia për ndarjen e çmimit "Mustafa s.a.v.s." në kuadër të sesionit të tretë u zhvillua ditë më parë në Teheran me pjesëmarrjen e mysafirëve nga 30 vende të botës dhe të të ftuarve shkencorë dhe universitarë.

Ceremonia për ndarjen e çmimit "Mustafa s.a.v.s." në kuadër të sesionit të tretë u zhvillua ditë më parë në Teheran me pjesëmarrjen e mysafirëve nga 30 vende të botës dhe 100 të ftuarve shkencorë dhe universitarë. Kjo ceremonia u zhvillua më 11 nëntor 2019, në Teheran, në prani të Sorna Satari, sekretarit për çështje shkencore dhe teknologjike pranë presidencës së Iranit, Ali Akbar Salehi, shefit të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, si dhe një grup të shkencëtarëve dhe hulumtuesve të zgjedhur për çmimin "Mustafa s.a.v.s." i njohur si "Nobeli Islam".

Çmimi "Mustafa s.v.s." është medalje e lartë e shkencës dhe teknologjisë në botën islame që ndahet një herë në dy vite për shkencëtarët dhe hulumtuesit më të mirë të botës islame. Ky çmim është emëruar me emrin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe për shkak të theksimit të madh të tij në nxënien e diturisë dhe zhvillimin e shkencës, ky çmim është emëruar me njërin prej epiteteve të Hazretit Muhamed do të thotë "Mustafa s.a.v.s.". Ndarja e çmimit "Mustafa s.a.v.s." bëhet në kuadër të vlerësimit dhe falënderimit të shkencëtarëve dhe hulumtuesve të dalluar për kontributin e tyre shkencor. Ky çmim është themeluar në vitin 2012, nga Këshilli i Lartë i Revolucionit Kulturor të Iranit me qëllim që të krijohen rrethanat sa më të mira për bashkëpunimin dhe zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë ndërsa konsiderohet një prej medaljeve të meritave dhe sukseseve shkencore në nivel botëror. Ky çmim që ndahet një herë në dy vite për shkencëtarët dhe hulumtuesit e dalluar të botës islame, i jepet një vepre novatore në fushat e shkencës dhe teknologjisë e cila është prezantuar nga hulumtuesit e dalluar në fusha të shkencës dhe teknologjisë dhe krijon rrethana për përmirësimin e jetës së njeriut.  

Shkenca dhe dituria për shkak që rëndësisë që ka në jetën dhe fatin e njerëzimit, në Kur'ani i shenjtë dhe hadithet dhe Hazretit Muhamed s.a.v.s. i kanë dhënë rëndësi shumë të madhe nxënies së diturisë dhe arsimimit. Kur'ani i shenjtë nga të gjithë pyet: "Vallë, ata që dinë a janë të barabartë me ata që nuk dinë?" Në shumë ajete të Kur'anit të shenjtë është qortuar injoranca dhe padituria dhe u është tërhequr vërejtja njerëzve për pasojat e rënda injorancës. Hazreti Muhamed s.a.v.s. i ka porositur ndjekësit e tij që të mësojnë diturinë dhe shkencën edhe nëse ajo ndodhet në Kinë. Vlen të theksohet se Kina në atë kohë ishte një vend shumë i largët nga Shteti Islam dhe udhëtimi deri në atë vend ishte me plotë vështirësi.  Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. gjithashtu thekson: "Mësoni diturinë që nga djepi e deri në vdekje". Në bazë të kësaj pikëpamje të Islamit ndaj diturisë, është theksuar në masë shumë të madhe për nxënien dhe mësimin e diturisë dhe shkencave të ndryshme dhe në këtë mënyrë u ndërtua dhe u zhvillua civilizimi islam i cili për shumë shekuj ishte pionier ndaj shumë civilizimeve të tjerë. Shkencëtarët e tillë si Abu Ali Sina, Muhamed bin Zekerija Razi dhe Abu Rejhan Birunij të gjithë ishin shkencëtarë dhe teologë të cilët edhe në fusha të ndryshme shkencore kanë shënuar suksese të mëdha.

Nderimi me çmimin "Mustafa s.a.v.s." bëhet në bazë të një vepre ose suksesi të dalluar teorik ose praktik, ndërsa veprimtaria e përgjithshme shkencore i një individi ose një vepër e përgjithshme e një personi në sferat shkencore dhe teknologjike, shqyrtohet dhe analizohet në hapin e dytë nga komisioni i jurisë. Regjistrimi për të fituar këtë çmim nuk mund të bëhet nga vetë individi, por veprat shkencore nga ana e institucioneve nominuese ose nga shkencëtarët dhe personalitetet shkencore të botës prezantohen në sekretarinë e çmimit "Mustafa s.a.v.s.".

Sorna Satari në sesionin e tretë të ndarjes së çmimit "Mustafa s.a.v.s."

Gjatë gjysmë shekulli të kaluar, shkenca e strukturave fondamentale që i japin formë jetës mbi rruzullin tokësor ka ndryshuar në masë të madhe dhe degë të ndryshme të shkencave biologjike si gjenetika, biologjia molekulare, shkencat nervore dhe të ngjashme me ato, është bërë shkak që ne të shënojmë një progres të madh në perceptimin dhe kuptimin e mënyrës së funksionit të sistemeve të gjalla. Kjo shkencë dhe ky informim nuk ka mbetur në nivel të diturive teorike ose i kufizuar vetëm për botën e shkencës, sepse në mjekësi dhe në teknologjitë biologjike duke ofruar suksese dhe mënyra konkrete, ka ushtruar ndikim shumë të madh mbi shëndetësinë dhe qetësinë e njeriut. Çmimi "Mustafa s.a.v.s." ndahet për një vepër të dalluar në degët dhe sferat përkatëse me shkencën dhe teknologjinë biologjike dhe mjekësore, e cila ushtron një ndikim të pavdekshëm mbi të kuptuarin ose përmirësimin e cilësisë së jetës së njeriut.

Dr. Ugur Sahin, profesor i imunologjisë nga Turqia në Universitetin Mainz të Gjermanisë, i lindur në vitin 1965, me veprën "Projektimi dhe vlerësimi i vaksinave kundër kancerit në bazë të mRNA sipas gjendjes së çdo pacienti", është një prej fituesve të çmimit "Mustafa s.a.v.s." në sferën e shkencave biologjike dhe mjekësore. Ai në një projekt të përbashkët me Dr. Ali Khadem Husejni, janë shpallur fituesit e këtij çmimi në sektorin kryesor dhe profesional.

Dr. Khadem Husejni është profesor i inxhinierisë kimike, inxhinierisë biologjike dhe radiologjike në Universitetin e Kalifornisë në Amerikë. Ai është nga Irani dhe ka lindur në vitin 1975, ndërsa në këtë sesion për ndarjen e çmimit "Mustafa s.a.v.s." ka marrë pjesë me veprën "Hidrogelet nano dhe bio për përdorim në biologji-mjekësi", në sektorin e shkencës dhe teknologjisë biologjike dhe mjekësore.

Dr. Ugur Sahin dhe Dr. Ali Khadem Husejni në ceremoninë e ndarjes së çmimit "Mustafa s.a.v.s."

Shumë hulumtues dhe shkencëtarë myslimanë jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të botës të cilët me veprat dhe novacionet e veta, japin kontribut në progresin dhe zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, si dhe ushtrojnë ndikimin e vetë për përmirësimin e cilësisë së jetës së njeriut. Identifikimi dhe njohja e këtyre hulumtuesve dhe vendosja e lidhjeve dhe kontakteve efikase me ata, do të bëhet shkak për zhvillimin e marrëdhënieve shkencave të hulumtuesve dhe shkencëtarëve myslimanë me njëri-tjetrin dhe me qendra shkencore me kredibilitet në botë dhe për progresin sa më të madh të shkencës në botë. Gjithashtu prezantimi i këtyre shkencëtarëve dhe vlerësimi i kontributit dhe rolit të tyre në progresin e shkencës dhe teknologjisë, konsiderohet një model dhe shembull i përshtatshëm për hulumtuesit e shkencave në të gjithë botën. Për këtë qëllim çmimi "Mustafa s.a.v.s." ndahet edhe për dy veprat më të dalluara në fushat e shkencave bazë, shkencave mjekësore, shkencave veterinare, shkencave bujqësore, shkencave inxhinierike dhe shkencave shoqërore në fushën e ekonomisë dhe sistemit bankar islam. Vepra këto të cilat kanë zgjeruar kufijtë e shkencës dhe perceptimit tonë rreth botës që na rrethon.

Në sesionin e tretë të ndarjes së çmimit "Mustafa s.a.v.s." janë vlerësuar edhe veprat e të zgjedhurve me qëndrim të në vendet islame në fusha të teknologjisë. Në këtë fushë mund të përmendim Umran Inan nga Turqia që ishte një prej fituesve të këtij sektori. Umran Inan fitues i çmimit "Mustafa s.a.v.s." nga vendet islame, është rektor i Universitetit Kuç të Turqisë. Ai ka lindur në vitin 1950, i cili me veprën "Perceptimi reciprok i valëve dhe atomit në gjendjen "visler" në atmosferën e afërt me tokën dhe kontakti elektrodinamik mes zbrazjes së vetëtimës dhe atmosferës së lartë" në fushën e fizikës unisfere dhe atmosferës, ka fituar çmimin "Mustafa s.a.v.s.".  Ai njëkohësisht me marrjen e çmimit të tij, në këtë ceremoni deklaroi: "Marrja e këtij çmimi të çmuar për shkencëtarët myslimanë, me të vërtetë është një gjë e rëndësishme dhe sa më shumë që t'i vlerësoni shkencëtarët dhe t'i jepni kredibilitet atyre, ata me padyshim se do të punojnë më mirë". Umran Inan në vazhdim vuri në dukje veprimtarinë që ka zhvilluar dhe shtoi: "Kam udhëtuar në shtatë kontinente dhe kam shkuar në shumë vende dhe hulumtimet e mia ia kam zhvilluar në Polin Jugor, në Greenland dhe Alaska, ndërsa sot me të vërtetë i gëzuar për faktin që ndodhem këtu".

Gjithashtu Prof. Husejn Baharvand, profesor i biologjisë dhe teknologjisë së qelizave fondamentale në Institutin "Rojan" nga Irani. Ai ka lindur në vitin 1972 dhe me veprën e tij për kurimin e sëmundjes "Parkinson" dhe AMD të syrit me qelizat fondamentale, ishte prej fituesve të çmimit "Mustafa s.a.v.s." në vendet islame.

Muhamed Abdulahad është fitues tjetër i çmimit "Mustafa s.a.v.s." për vitin 2019 nga vendet islame. Ai është profesor në Fakultetin Inxhinierisë Elektronike dhe Kompjuterit në Universitetin e Teheranit. Ai është i lindur në vitin 1982 dhe me veprën "Përkthimi i sjelljes së qelizave të shëndosha dhe kancerioze në fushën elektronike" (Metodat moderne për diagnostikimin e kancerit) në fushën shkencës dhe teknologjisë nano. Abdulahad thotë: "E falënderoj Zotin që më dha këtë sukses që në kuadër të përmirësimit të kushteve për kurimin e sëmundjes së vështirë të kancerit, të bëj një hap të vogël dhe si nga aspekti i urdhëresave fetare dhe si nga aspekti i zërit të ndërgjegjes time, nuk kam parë asnjë fushë më të rëndësishme se sa fusha e përmirësimit të shëndetit të njerëzve".

Profesor Husejn Baharvand dhe Dr. Muhamed Abdulahad në ceremoninë e ndarjes së çmimit "Mustafa s.a.v.s."

Ditura nga pikëpamja e Profetit i nderuar i Islamit, bëhet shkak për ndriçimin dhe gjallërinë e zemrës. Hazreti Muhamed s.a.v.s. në një rast tjetër diturinë e përshkruan si pjesa e humbur e besimtarit. Nëse njeriu do të ketë një pjesë që i ka humbur atij, atëherë ai nuk kursen kurrfarë përpjekjesh për ta gjetur atë. Prandaj edhe dituria për njeriun besimtar, është sikur një pjesë e tij e humbur që ai vazhdimisht është në kërkim të saj derisa ta gjejë. Ai ashtu sikur një njeri që ka gjetur xhevahiret e çmuara dhe nuk ngopet nga mbledhja e tyre. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. këtë të vërtetë e përshkruan duke thënë: "Pjesa e humbur e besimtarit është dituria. Çdo herë kur ai mëson një gjë ose një thënie, do ta kërkojë edhe një thënie tjetër dhe gjithnjë do të jetë në kërkim të diturisë së më të madhe".

Në këtë mes siç duket e vetmja rrugë për ta kthyer shkencën në rrugën e saj të vërtetë, do të thotë në shërbim të njerëzimit dhe për t'i plotësuar nevojat e vërteta të njeriut, është shoqërimi i shkencës me fenë dhe bindjet shpirtëror të njeriut. Shkenca është një mjet që shfrytëzimi i drejtë i tij, ka nevojë për udhëzime dhe prirje drejt rrugës së vërtetë. Mendimtari i njohur iranian Mortaza Motahari, në lidhje me marrëdhënien e shkencës dhe besimit, shkruan: "Shkenca na jep neve ndriçim dhe aftësi, ndërsa besimi na jep dashuri dhe optimizëm. Shkenca rregullon botën që na rrethon neve, ndërsa besimi na ndërton botën tonë të brendshme. Shkenca na jep sigurinë e jashtme, ndërsa besimi na jep sigurinë e brendshme. Shkenca na mbron neve përball sulmeve të sëmundjeve, vërshimeve, tërmeteve dhe stuhive na jep siguri, ndërsa besimi na jep siguri dhe qetësi përball streseve, vetmisë, ndjenjës së të qenit pa strehë dhe nihilizmit të njeriut".

Tags