Shkurt 03, 2016 11:03 CET

Në këtë program do të flasim rreth veprimeve të dhunshme të policisë së Amerikës gjatë kohëve të fundit.

Sjellja e dhunshme e forcave policore të Amerikës gjatë muajve të fundit, sidomos pas vrasjes serike të zezakëve të pa armatosur në rajone të ndryshme të SHBA-ve, është shndërruar në një çështje shumë polemike dhe është vendosur në fokus të mediave të këtij vendi. Kohëve të fundit janë publikuar shumë lajme që tregojnë për dhunën e policisë së Amerikës ndaj qytetarëve të pa armatosur amerikanë dhe shumë video që tregojnë këto veprime të dhunshme janë publikuar në rrjetet sociale. Për fat të keq për çdo ditë publikohen pamje dhe filma të tmerrshëm rreth veprimeve të dhunshme të policisë së Amerikës kundër qytetarëve të këtij vendi. Më 9 prill kanali televiziv NBC-TV publikoi një video-film që ishte incizuar nga helikopteri i këtij kanali televiziv. Kjo video tregon se një person ndiqet nga forcat e policisë në rajonin San Bernardino të Kalifornisë. Ky person pas arratisjes me makinën e tij dhe pastaj me një kalë, hyri në zonën e shkretëtirës dhe pasi e humb kontrollin rrëzohet në tokë. Ai në këtë gjendje i shtrirë për toke sulmohet në mënyrë të ashpër nga forcat policore. Ky person që quhej Francis Pusok dhe është 30 vjeç, në shenjë dorëzimi i vendos duart mbi kokë. Mirëpo policët pavarësisht kësaj vazhdojnë ta rrahin me grushte dhe shqelma. Video tregon qartë se policët e rrahën këtë person në mënyrën më brutale. Pusok ishte rrethuar nga policët dhe goditet mbi 13 herë me shqelma dhe mbi 37 herë me grushte. Ky kanal televiziv raporton se dhjetë pjesëtarët e policisë që vërehen në kë këtë video para se ta dërgojnë personin e lënduar në spital, e lënë atë në atë gjendje për 45 minuta. “John McMahon” komandant i policisë në rajonin San Bernardino, një ditë pas kësaj ngjarje para gazetarëve deklaroi se është shumë i irrituar nga pamjet e kësaj video dhe veprimi i këtyre policëve në asnjë mënyrë nuk ka qenë në përputhje me politikat e forcave policore dhe është ushtruar dhunë e tepruar ndaj këtij personi. “Jim Terrell”, avokati i Pusok gjithashtu ka deklaruar për gazetarët: “Në asnjë mënyrë nuk ka qenë e nevojshme një keqtrajtim kaq i ashpër dhe detyrë e policisë është vetëm arrestimi dhe asgjë më tepër”. Këto pamje filmike janë transmetuar vetëm pak kohë pas publikimit të një video tjetër nga vrasja e një zezaku nga forcat policore gjatë të shtënave me armë zjarri në rajonin “North Charleston” në Karolinën Jugore. Në të shtënat me armë zjarri në “North Charleston” më 4 prill, një polic i bardhë i quajtur Michael T. Slager ka qëlluar me armë zjarri nga mbrapa dhe ka vrarë një zezak të pa armatosur i quajtur Walter Scott. Në bazë të raportit të policisë, viktima nuk respektuar urdhrin e policisë për ndalje dhe ka vazhduar rrugën dhe kjo është bërë shkak që të krijohet dyshimi tek oficeri i policisë. Oficeri i policisë në lidhje me këtë ka pretenduar se ka menduar që viktima mbanë armë dhe synon të krijojë rrezik për qytetarët në kohën e komunikacionit në rrugë. Mirëpo viktima nuk mbante armë dhe gjatë një kontrolli të thjeshtë nga policia në rrugë u mundua të arratisej, por u qëllua me tetë plumba nga polici dhe u vra. Keyth Summey, kryetar i bashkisë së North Charlston, pas publikimit të kësaj video, në një konferencë për shtyp deklaroi: “Filmi i publikuar tregon se oficeri Maikël Sloger disa herë e ka qëlluar me armë një burrë të pa armatosur 50 vjeç i quajtur Walter Scot. Polici në fjalë është akuzuar për vrasjen e këtij zezaku. Kur njeriu merr një vendim të gabuar dhe të keq, nuk ka dallim nëse ai gjendet mbrapa mburojës ose është një qytetar i thjeshtë, ai duhet të paguaj çmimin e vendimit të tij”. Chris Stewart, avokat i viktimës, gjithashtu ka thënë: “Viktima ka katër fëmijë dhe në të kaluarën nuk ka kryer kurrfarë veprimi i të dhunshëm dhe nuk është arrestuar asnjëherë nga policia”.
Siç duket dhuna dhe reagimet ekstremiste janë pjesë e metodës së veprimit të policisë. Në një video e cila është publikuar njëkohësisht me videon e dhunës policore të ushtruar ndaj Francis Pusok, vërehet se oficerët e policisë së shtetit Virgjinia sulmojnë një të ri 18 vjeç i cili ishte sëbashku me dy udhëtarë të tjerë për shkak se automjeti i tyre kishte probleme teknike dhe nuk kishte ndezë dritat. Në këtë rast policia përdorin gazin lotsjellës. Një prej udhëtarëve kishte marrë aparatin e tij dhe kishte filmuar këtë ngjarje. Kjo video tregon se policia pasi ka ndaluar automjetin, menjëherë fillojnë të sulmojnë udhëtarët që gjendeshin në automjet. Në këtë rast vajza e quajtur Brandon filloi të bërtet duke thënë: “Unë jam vetëm 17 vjeç”. Policët vazhdojnë t’i keqtrajtojnë udhëtarët e këtij automjeti edhe pasi ata zbresin nga makina e tyre në keqtrajtim policët përdorin shok elektrik, njëri prej tyre mundohet të zhduki këtë video, por ishte i pasuksesshëm. Tensionet në shoqërinë e Amerikës rreth sjelljeve të dhunshme të policisë janë shtuar edhe më shumë pas verës së vitit të kaluara dhe ngjarjeve që ndodhen në Fergusen. Në ngjarjet e qytetit Fergusen në gusht të vitit 2014 në fillim fare Daren Wilson, oficer i bardhë i policisë, vrau të riun zezak Maikëll Braon i cili kishte vetëm 18 vjeç duke e qëlluar atë me gjashtë plumba. Vlen të theksohet se menjëherë pas kësaj ngjarje shpërthyen protesta të gjera në rajone të ndryshme të Amerikës kundër dhunës së policit i cili u akuzua për racizëm. Ajo që ishte me rëndësi është shtimi i veprimeve të dhunshme të policisë duke shkelur të drejtat e qytetarëve. Kohëve të fundit policia e Amerikës në vend që të përkushtohen në detyrën e saj për ruajtjen e sigurisë dhe të qetësisë, me sjelljet e saj të dhunshme vet u bë shkak i trazirave dhe pasigurisë. Gabimet e oficerëve të policisë së Amerikës janë shtuar dukshëm në krahasim me të kaluarën dhe janë shumëfishuar. Mediat amerikane lajmet kryesore të tyre ia kushtojnë kësaj çështje dhe çdo herë një grup i qytetarëve amerikanë organizojnë protesta dhe dënojnë sjelljen e dhunshme të policisë. Tyeesha Aiken, një prej qytetareve të Charlestonit Verior, në lidhje me këtë thotë: “Unë javën e kaluar dy djemtë e mi i kamë ndalur në shtëpi dhe nuk i kamë lejuar të shkojnë në shkollë, për arsye se ata janë të tmerruar nga veprimet e dhunshme të policisë. Djali im 12 vjeç ka frikë të madhe nga policia dhe vazhdimisht flet rreth vrasjes së Mikëll Braon dhe Trayvon Martin dhe Maikëll Scot. Ai ka frikë të shkojë në shkollë”. Statistikat tregojnë se mesatarisht për çdo vit 928 persona vriten nga policia në Amerikë dhe kjo është në kohën kur numri i civilëve amerikanë të vrarë nga sulmet terroriste në të gjitha rajonet e botës janë vetëm 16 civilë amerikanë, gjë që tregon se rreziku i policisë së Amerikës për popullin amerikan është shumë më i madh sesa rrezikua nga të gjitha grupet terroriste si ISIS dhe Al Kaida dhe të ngjashme me këto. Në këtë drejtim revista amerikane “Huffington Post” në një artikull të saj me titull “Vrasja vazhdon” që është publikuar në muajin mars, ka deklaruar se në bazë të statistikave të sakta që nga fillimi i vitit 2015 deri në muajin mars, policia amerikane ka vrarë 217 qytetarë amerikanë.  Këto statistika tregojnë se në 72 ditët e para të vitit 2015, janë vrarë 217 civilë amerikanë nga policia e këtij vendi.
Për fat të keq sistemi juridik nuk ka kontroll të përshtatshëm mbi veprimet e policisë së Amerikës. Kështu që pavarësisht rasteve të shumta të shkeljeve të ligjeve nga policia, gjatë dekadës së kaluar janë akuzuar vetëm 54 policë të Amerikës për vrasje të civilëve amerikanë gjatë kryerjes së detyrës dhe kjo është në kohën kur numri i civilëve të vrarë amerikanë gjatë kësaj periudhe është mijëra persona. Këto statistika i ka publikuar gazeta amerikane “Washington Post” dhe hulumtuesit e Universitetit “Buling Green Estit”. Këto studime janë bërë në bazë të materialeve të gjera dhe intervistave të bëra me pjesëtarët e policisë, gjykatës dhe ekspertë juridikë në Amerikë. Këta 54 pjesëtarë të policisë të cilët janë akuzuar, përbëjnë rastet shumë të pakta prej mijëra rasteve të të shtënave vdekjeprurëse të policisë që kanë vrarë civilët amerikanë nga viti 2005 në të gjithë Amerikën. Në të shumtën e rasteve për të cilat është akuzuar policia amerikan, personi që është vrarë nuk ka qenë i armatosur. Kjo është në kohën kur në bazë të konventave për të drejtat e njeriut, e drejta për siguri është një prej të drejtave më të domosdoshme të qytetarëve të shoqërisë. Siç duket pavarësisht veprimet e gabueshme të policisë së Amerikës, qeveria amerikane që është një prej pretenduesve të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut, duhet të marrë masa serioze për të përmirësuar sjelljen dhe veprimet e gabuara të policisë dhe të respektojë të drejtën e sigurisë së qytetarëve në shoqërinë amerikane.
 

Tags