Shkurt 03, 2016 11:35 CET

Në këtë program do të flasim rreth konceptit “selef” në të menduarin e selefive dhe kritikat që janë bërë ndaj tij.

 Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës të programit “Lëvizjet takfiriste, skenar destruktiv”. Në edicionin e kaluar kemi folur rreth kritikave ndaj bindjeve të selefistëve nga pikëpamja e dijetarëve myslimanë sunitë dhe shiitë. Gjithashtu kemi paraqitur edhe përkufizimin e termit selef nga pikëpamja e selefistëve dhe kritikat e dijetarëve myslimanë sunitë dhe shiitë ndaj këtij termi dhe kemi thënë se kuptimi terminologjik i termit selef ka rrënjë në një risi të cilën e ka krijuar Ibën Tejmije në shekullin shtatë. Ai përkundër të kaluarve, krijoi një koncept të veçantë nga termi “selef” dhe e përdori atë me një kuptim që deri në atë kohë, dijetarët islam nuk kishin përdorur një koncept të tillë në lidhje me termin “selef”. Risia më e rëndësishme të cilën e krijoi Ibën Timije dhe pasardhësit e tij selefistë, ishte autorizimi i burimeve fetare të bazuara në as’hab, tabi’in dhe tabi’i tabi’in. Sipas Ibën Tejmije, “selef quhen ata të cilët kanë jetuar në tre shekujt më të mirë të islamit dhe posedonin të gjitha virtytet, prandaj për zgjidhjen e çdo problematike fetare, ata janë më të merituar se të tjerët”. Ai më pas porosit: “Ju duhet të mbështetni në veprat e selefëve. Ata kanë sjell të gjithë atë që mjafton për shpëtimin e njeriut dhe pas tyre askush tjetër nuk ka sjellë asgjë”. Ai shkon deri në atë masë saqë përkrah Kur’anit të shenjtë dhe sunetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., legjitimon si burim fetar edhe traditën e këtij grupi të myslimanëve. Ai thotë: “Dispozitat hyjnore vërtetohen nëpërmjet tre rrugëve: Libri i Zotit, suneti i Profetit s.a.v.s. dhe ajo që kanë vepruar myslimanët e parë, prandaj për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme nuk lejohet mbështetje në burime të tjera, përveç këtyre”. Ai në një rast tjetër ka thënë: “Veprat e preferuar dhe futja e tyre në fe, vërtetohen me Librin e Zotit, sunetin e Profetit s.a.v.s. dhe me atë çfarë kanë vepruar myslimanët e parë dhe përveç këtyre tre rasteve, të gjitha të tjerat janë risi dhe nuk kanë vlerë”. Dijetarët sunitë nuk pranojnë një perceptim të tillë ndaj termit “selef saleh”. Dijetari i njohur Ebu Hamid Gazali në lidhje me ndjekjen e rrugës së myslimanëve selef, beson: “Atë çfarë na ka ardhur nga Profeti s.a.v.s., e kemi pranuar pa kurrfarë mëdyshje, atë çfarë na ka ardhur nga as’habët, një pjesë e kemi pranuar dhe një pjesë e kemi lënë, ndërsa ajo që na ka ardhur nga tabi’inët, duhet ta dini se ata kanë qenë njerëz dhe ne jemi njerëz”. Edhe nga pikëpamje e myslimanëve shiitë, vetëm një grup i as’habëve të cilët jenë pjesë e Ehli Bejtit (a.s.) dhe Kur’ani dhe suneti profetik ka porositur të ndiqet rruga e tyre, e meritojnë që të pasohen si shembull në kryerjen e veprave fetare.
Shkaku më i rëndësishëm që selefistët e përdorin atë për t’i dhënë legjitimitet fetar grupit selef të myslimanëve, është një hadith që thuhet se është i Profetit s.a.vs.. ku thuhet: “ Njerëzit më të mirë janë ata të shekullit tim, pastaj ata të cilët vijnë pas tyre dhe pastaj të tjerët që vijën pas atyre. Pas atyre, do të vijnë njerëz të cilët me dëshmitë e tyre do të përgënjeshtrojnë betimin e tyre dhe me betim përgënjeshtrojnë dëshmitë e tyre”. Selefistët duke u mbështetur në këtë hadith, tre shekujt e parë të islamit i konsiderojnë shekujt më të mirë të fesë islame dhe për këtë arsye ata të cilët kanë jetuar në këta tre shekuj, duhet të konsiderohen si autoritet fetarë për tu referuar për çështjet fetare. Sipas tyre, Profeti s.a.v.s. në hadithin lartpërmendur jo vetëm që ka dalluar si më të mirët myslimanët e tre shekujve të parë, por i ka qortuar edhe njerëzit e shekujve pasardhës dhe kjo çështje tregon nevojën për tu ndjekur rruga e myslimanëve të tre shekujve të parë të Islamit nga gjeneratat e tjera. Mirëpo ky hadith përveçse ka mjaft probleme të dokumentimit, është në kontradiktë edhe me realitetin historik. Me fjalë të tjera, ngjarjet e hidhura që ndodhen në tre shekujt e parë të Islamit janë në kundërshtim me përmbajtjen e këtij hadithi i cili i dallon këta tre shekuj në mënyrë absolute si shekuj më të mirë. Një kontradiktë e tillë mund të vërehet në fusha të ndryshme. Nëse qëllimi është tek dallimi i këtyre tre shekujve si më të mirë nga aspekti i besimit dhe bindjeve fetare, duhet patur parasysh se qysh në shekullin e parë u shfaqen rrymat më të devijuara apologjetike. Vlen të theksohet se të menduarit Khavarixh u krijua në dekadën e tretë të shekullit të parë islam dhe ndjekësit e këtij të menduari duke u mbështetur në idetë e shtrembëruara të tyre, kanë derdhur gjakun e shumë myslimanëve. Khavarixhët ishin njerëz që edhe Profeti s.a.v.v. ka parashikuar se do të dalin nga feja. Përball tyre është shfaqur grupi Murxhi’e të cilët përkundër khavarixhëve, besonin se nuk ka asnjë lidhje mes besimit dhe veprimit. Këta krijuan edhe kushte të përshtatshme për dhunën dhe krimet e pushtetit emevit. Ndjekësit e mendimit të grupit Murxhi’e besonin se nëse një person beson dhe bënë mëkat, nuk do të bëjë dëm dhe do të jetë i shpëtuar. Pas këtyre, gjithashtu pikërisht në shekujt e parë u shfaqën edhe grupe të tjera si Keramije, Xhehemije dhe Kelabije. Argument tjetër që mund të paraqitet në refuzimin e idesë së selefistëve për dallimin e tre shekujve të parë të islamit nga të tjerët është edhe ky se nëse dallimi i tre shekujve të parë është bërë në aspektin e sigurisë dhe qetësisë, historia dëshmon se ngjarjet më të hidhura dhe më tragjike për myslimanët gjithashtu kanë ndodhur në këta tre shekuj të parë. Ngjarjet se vrasja e khalifit të tretë Othman bin Avfan përpara syve të myslimanëve muhaxhir dhe ensar, luftërat Xhemel, Sifin dhe Nahravan që në secilën prej tyre qindra as’hab të Profetit s.a.v.s. ngritën shpatat kundër udhëheqësit të Shtetit Islam Emirulmuminin Imam Ali (a.s.), martirizimi i Emirulmuminin Imam Ali (a.s.), martirizimi i Imam Hasanit (a.s.), tragjedia e përgjakshme e Qerbelas, sulmet e egra ushtarake të pushtetit emevit në Medine, djegia e Shtëpisë së Zotit dhe vrasjet që kreu Haxhaxh bin Jusef Thekafi etj., janë kryer në shekullin e parë hixhri dhe duke marrë parasysh këtë fakt, si mund të konsiderohen shekujt e parë të Islamit si shekuj më të mirë?
Nëse dallimi i shekujve të parë islam bëhet nga aspekti i personaliteteve më të mira të asaj kohe, atëherë duhet thënë gjithashtu se mes as’habëve, tabi’inëve dhe tabi’i tabi’inëve vërehen persona dhe grupe të shumta që Kur’ani i shenjtë vet ka dëshmuar se ata nuk janë të merituar. Hipokritet, zemrat e sëmura, personat të cilët përkrah veprave të mira kanë bërë edhe mëkate, persona në prag të herezisë, myslimanët e pa besim, njerëzit e degjeneruar, janë shembuj që ka përmendur Kur’ani i shenjtë për përshkrimin e disa prej myslimanëve bashkëkohanik me Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s.. Duke marrë parasysh një situatë të tillë, a mund të konsiderohen tre shekujt e parë të Islamit si shekuj më të mirë në krahasim me shekujt më pas? Abu Hamid Ghazali, dijetar i njohur islam sunit dhe një prej kundërshtarëve më të njohur të perceptimit të selefive, thotë: “Ai i cili bënë gabim dhe kryen mëkate dhe nuk vërtetohet pastërtia e tij nga mëkati, atëherë fjalët e tij nuk mund të merren si argument. Si mund tu referohemi atyre, në kohën kur ekziston mundësia të kryejnë mëkate? Si është e mundur që pa asnjë argument të besueshëm, ata të konsiderohen të pastër nga mëkatet?” Ekziston një transmetim tjetër gjithashtu që sfidon në masë të madhe konceptin e selefëve si udhëzues për gjeneratat pas tyre. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë: “Në ditën e gjykimit një grup i as’habëve do të vijnë tek unë, mirëpo ata i largojnë nga burimi Keovther. Unë e pyes Zotin:  O Zot, këta janë as’habët e mi? Zoti më thotë: “Ti nuk e dinë se çfarë kanë bërë këta pas vdekjes tënde. Ata kanë dalë nga feja dhe janë bashkuar me të parët e tyre”. Përveç risisë së krijimit të koncepteve nga selefistët, ajo çfarë ndanë rrugën e selefistëve nga mësimet burimore islame, është ndjekja e gjeneratave “selef” të myslimanëve në të gjitha çështjet dhe largimi nga të menduarit dhe logjikuarit për çështje të ndryshme. Samer Islambuli, mendimtar myslimanë suni, ka një përkufizim të mirë nga ky aspekt i selefistëve. Sipas tij, “selefizmi synon që gjeneratat e kaluara të vendosin sundimin hegjemonist mbi gjeneratat e ardhshme, thuajse njerëzit e të kaluarës jetojnë në trupin e njerëzve të së tashmes”. Përpjekjet e selefistëve për t’i dhënë kredibilitet grupit selef të myslimanëve, kanë synim t’u jepet autoritet fetar atyre në të gjitha aspektet. Selefistët bëjnë përpjekje që duke i dhënë autoritet fetar selefëve, t’i bëjnë shembull të kohës së tanishme të gjitha veprat dhe fjalët e myslimanëve selef, si dhe të heqin çfarëdo rasti nga gjeneratat e tashme dhe të ardhshme për të menduar dhe logjikuar.

Tags