Tregimet dhe legjendat iraniane
Përshëndetje dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Tregimet dhe legjendat iraniane". Së pari po vazhdojmë me prezantimin e letërsisë popullore persiane dhe pastaj do të kalojmë në botën e tregimeve iraniane.
Gjatë disa edicioneve të kaluara kemi shqyrtuar fabulat si tregimet më të preferuara të letërsisë popullore dhe gjithashtu kemi folur rreth karakteristikave strukturale të këtij lloji të tregimeve. Në këtë edicion do të shqyrtojmë një tjetër karakteristik të tregimeve fabula, do të thotë karakteristikën e personazheve dhe veprimeve të tyre. Në këto tregime, në përgjithësi ekzistojnë katër lloje të personazheve: njeriu, kafsha, bima dhe krijesat e pashpirt. Në këto tregime bimët dhe krijesat e pashpirt shumë rrallë bëhen personazh të ngjarjes. Natyrisht se nganjëherë në fabula në ngjarjen e tregimit marrin pjesë edhe krijesa të padukshme si engjëjt dhe xhinët që disa studiues këto tregime i analizojnë në grupin e legjendave të engjëjve dhe krijesave të padukshme.
Fabulat nga aspekti i përbërjes së personazheve të tregimit zakonisht janë në disa forma që më të rëndësishme dhe me të përhapurat prej tyre janë kafshë – kafshë, që është plotësisht në harmoni me fabulën ose kafshë - njeri. Lloj tjetër i përbërjeve të personazheve të këtij lloji të tregimeve, mund të përmendim kafshë - krijesë e ngurtë si fabula "Zogu, kurthi dhe kokrra", ose bimë - bimë siç është tregimi "Loza e kungullit dhe rrapi" ose përbërja kafshë - bimë siç është tregimi "Gargulli dhe rrapi" ose tregimi "Deveja dhe kaçuba e ferrës". E gjithë ngjarja e tregimit në këto raste zhvillohet rreth dialogut mes këtyre dy personazheve.
Karakteristika kryesore e personazheve të fabulave, është se ato janë personazhe figurative. Personazhet figurative, janë personazhe zëvendësuese. Do të thotë që kafshët janë bërë zëvendësuese të njeriut ose të mendimit, sjelljes ose koncepteve që dëshiron të paraqesë autori. Për shembull, ujku ulët në vendin e një individi gjakpirës, gomari ulët në vendin e individit të marrë, të ulët dhe kokëfortë. Majmuni është simbol i paditurisë, i së keqes, i paturpësisë dhe i personit imitues. Huti është simbol i injorancës dhe verbësisë dhe shpend ogurzi. Personazhet në këto tregime tregojnë edhe veten edhe diçka tjetër. Për këtë arsye, tregimet fabula i quajnë edhe si tregime figurative. Në realitet autori për të shprehur konceptet e vështira morale, gnostike etj., përdor figurat në mënyrë që lexuesi ose dëgjuesi ta kuptojë atë më lehtë dhe të vendosë marrëdhënie me atë.
Në tregimet fabula, nganjëherë personazhet veprojnë sipas natyrës së tyre dhe nganjëherë nuk veprojnë në këtë mënyrë. Kur lloji i veprimit të jetë i përshtatshëm dhe përputhet me botën njerëzore, do të thotë kur ai të jetë një veprim njerëzor si konsultimi, gënjimi, intriga dhe mashtrimi etj., i gjithë tregimi është figurativ. Autori këto tregime i përdorë për të treguar marrëdhëniet njerëzore dhe veprimet reciproke të individëve. Prandaj, në këtë grup të tregimeve, mendja e njeriut që në fillim në mënyrë të pavetëdijshme percepton individët njerëzor. Zilia, ambiciet dhe mashtrimet në fabulat e veprës Kelile va Demne së bashku me atmosferën në të cilën ndodhen heronjtë, që nga fillimi e fusin lexuesin në botën njerëzore dhe si pasojë edhe personazhet në mendjen e lexuesit shndërrohen në individ njerëzor.
Mirëpo në disa tregime veprimi i heronjve, është një veprim i kafshëve dhe vetëm një interpretim njerëzor ka vendosur hijen e vetë mbi atë. Sikur qeni i cili mbante një kockë në gojë dhe pamja e tij u reflektua në ujë dhe ai e hodhi atë kockë për të marrë kockën e reflektuar në ujë. Pikërisht ky veprim u bë shkak që ai të humbë edhe atë që posedonte! Natyrisht se ky lloj i tregimeve janë shumë pak dhe në përgjithësi në shumicën e tregimeve fabula, personazhet nuk veprojnë në vendin e tyre, por ato luajnë rolin e njerëzve të cilët në një farë mënyrë kanë ngjashmëri me sjelljen dhe mendimet e tyre. Nganjëherë, njëra prej arsyeve të veprimit njerëzor të këtyre personazheve, është ky që motivet janë njerëzore. Motivet si ambicia, dëshira për të fituar pushtet, zilia ose lakmia dhe dëshira për grumbullimin e pasurisë, të gjitha këto janë motive njerëzore.
Miq të nderuar temën do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm dhe tani do ta dëgjojmë tregimin "Dhia me zile në këmbë" që versione të ndryshme të këtij tregimi ekzistojnë te popujt e ndryshëm, ndërsa në mesin iranianëve ky tregim njihet me titull "Shangul dhe Mangul"
Na ishte se ç'na ishte. Ishte një dhi të cilën e quanin "Dhia me zile në këmbë". Kjo dhi kishte tre keca të vegjël. Ata quheshin Shangul, Mangul dhe Habe Angur. Ata jetonin me nënën e tyre një shtëpi pranë një kullose. Një ditë dhia u informua se një ujk dhëmbë prehtë në një vend afër aty kishte marrë një shtëpi dhe ishte bërë fqinjë i saj. Ajo u shqetësua shumë dhe i porositi kecat e saj duke u thënë: "Keni vëmendjen, mos bëni veprime të pakujdesshme! Nëse dikush troket në derë, shikoni mirë për vrima të derës dhe për vrimën e çelësit se kush është, nëse do të jem unë, hapeni derën dhe nëse do të jetë ujku ose çakalli, mos e hapni derën!". Kecat u përgjigjen: "Patjetër!". Dhia shkoi. Pas një kohe, ujku erdhi dhe trokiti në derë. Kecat pyetën: kush po troket në derë? Ujku tha: jam unë, nëna juaj. Kecat i thanë: po gënjen, nëna jonë e ka zërin e hollë dhe gjuhën e ëmbël. Ti e ke zërin e trash dhe gjuhën e keqe. Ujku shkoi, por pas pak u kthye përsëri dhe trokiti në derë. Kecat përsëri pyetën: kush është që po troket në derë? Ujku e bëri zërin të hollë dhe tha: janë unë, janë unë, nëna juaj, kam sjell ushqim për ju. Kecat shikuan nëpërmjet vrimave dhe thanë: po gënjen, nëna jonë ka dorën e bardhë, mirëpo dora jote është e zezë. Ujku me nxitim shkoi në mulli dhe e futi dorën në një thes të miellit dhe e bëri të bardhë dhe pastaj u kthye dhe përsëriti të njëjtat fjalë. Përsëri kecat shikuan nga vrimat e derës dhe i than: ti po gënjen, nëna jonë i ka këmbët e kuqe, por këmbët e tua nuk janë të zeza. Ujku shkoi dhe e ngjyrosi këmbën me ngjyrë të kuqe dhe pastaj erdhi te dera e dhisë dhe përsëriti të njëjtat fjalë. Kecat kësaj radhe u mashtruan dhe hapën derën dhe ujku papritur kërceu në shtëpi. E Hëngri Shangulin dhe Mangulin që ishin më afër, por Habe Angur arriti të ikë dhe u fut në kanalin e ujit. Në perëndim të diellit, dhia me zile në këmbë u kthye nga kullosa. Kur arriti pranë shtëpisë, e pa derën e shtëpisë hapur. Mbeti e çuditur! I thirri kecat, por nuk dëgjoi përgjigje. Thirri me zë më të lartë. Habe Angur nga kanali ujit e njohu zërin e nënës. Doli jashtë dhe i tregoi nënës të gjithë ngjarjen që kishte ndodhur. Nëna pyeti: ishte ujku apo çakalli? Habe Angur tha: unë nga frika nuk kuptova a ishte ujku apo çakalli. Dhia me zile në këmbë shkoi pranë shtëpisë së çakallit dhe i tha: ti ke rrëmbyer dhe ngrënë kecat e mi Shangul dhe Mangul? Çakalli u përgjigj: jo, eja e shiko shtëpinë time, nuk ka asgjë në të dhe shiko stomakun tim i cili nga uria është ngjitur për shpine. Këtë e ka bërë ujku. Dhia me zile në këmbë shkoi pranë shtëpisë së ujkut dhe drejt hipi mbi çatinë e shtëpisë së tij. Ujku në shtëpinë e tij kishte vendosur tenxheren për të zierë çorbë për fëmijën e tij. Dhia me zile në këmbë filloi të kërcejë poshtë e lartë mbi çatinë e shtëpisë së ujkut. Ujku nxori kokën jashtë dhe bërtiti me zë të lartë: kush është mbi çati që po kërcen poshtë e lartë?! Çorbën e fëmijës tim e mbushi plotë me pluhur! Dhia tha: unë jam unë jam, dhia me zile në këmbë. Po kërcej me këmbë poshtë e lartë. Katër thundrat në tokë, të dy brinjat në qiell. Kush e rrëmbeu kecin tim Shangul? Kush e hëngri kecin tim Mangul? Kush del të luftojë me mua?! Ujku tha: unë jam, unë jam, ujku me dhëmbë të mprehtë. Unë ngrëna kecin tënd Shangul! Unë rrëmbeve kecin tënd Mangul! Unë do të vijë të luftojë me ty! Dhia tha: në cilën ditë vjen të luftosh me mua? Ujku tha: ditën e premte. Dhia erdhi në shtëpinë e saj dhe pastaj shkoi në fushë dhe ngrëni barë të mirë. Ditën tjetër shkoi pranë mjelësit që t'i mjelë qumështin asaj dhe nxori një sasi yndyrë dhe e mbushi një pjatë kajmak. Pastaj mori yndyrën dhe kajmakun dhe shkoi pranë farkëtarit dhe i tha: më mpreh brinjat e mi! Farkëtari i rregulloi asaj dy maje të çeliku dhe i vendosi ato mbi brinjat e dhisë. Nga ana tjetër, edhe ujku shkoi pranë shërbëtorit të hamamit dhe i tha: më mpreh dhëmbët e mi! Shërbëtori i hamamit i tha: çfarë ke sjell për pagesë? Ujku tha: pse, a dëshiron edhe pagë?! Ai tha: nuk bënë pa pagesë. Ujku u kthye në shtëpi mori një trastë dhe e mbushi me ajër dhe e çoi pranë shërbëtorit të hamamit dhe i tha: kjo është paga jote! Shërbëtori i hamamit hapi trastën dhe e shikoi që është vetëm me ajër, por nuk u paraqit i zemëruar, ndërsa me vete tha: "Do të bëj atë që të përmendësh në të gjitha tregimet! Në vend të pagës, më jep ajër mua...!" Mori pincën dhe nxori të gjithë dhëmballët e ujkut dhe në vend të tyre vendosi pambuk. Më në fund erdhi mëngjesi i së premtes. Ujku dhe dhia dolën në mejdanin e luftës. Thanë: para luftës duhet të pimë ujë. Dhia vendosi turirin në ujë, por nuk piu ujë. Mirëpo ujku piu aq shumë ujë sa që iu fry barku dhe iu rëndua trupi. Pastaj erdhi në mejdan dhe filloi të mburrej për luftim. Edhe dhia doli në mejdanin e luftës me brinjë të çelikut dhe kokë lartë. Ujku tha: ti e ngre kokën lartë para meje?! Tani do të tregoj!... Kërceu që të kap gurmazin e dhisë, mirëpo dhëmballët prej pambuku nuk i bënë punë dhe i ranë në tokë. Dhia kur e pa këtë gjendje të ujkut, nuk e humbi rastin. Shkoi pak mbrapa dhe erdhi para duke sulmuar me brinja në bark ujkun me dhëmbë të mprehtë. I shqeu barkun, Shanguli dhe Manguli kërcyen jashtë. Dhia i çoi në shtëpi kecat. E thirri Habe Angur dhe u tha atyre: "Fëmijë, keni vëmendjen e bëhuni të ditur! Njiheni armikun nga miku dhe mos i hapni derën për atë që është i panjerëzi!".